Rtv Pendimi

NGA KËSHILLAT E ARTA PROFETIKE 3

Pejgamberi ynë
I dashur..Na porosit që të nxitojmë në punë të mira,para se të na befason ndonjë nga shtat gjërat që do t’na pengonte dhe do të na pamundësonte që të bëjmë punë të dobishme.Andaj ai na thotë:

1- Nxitoni në punë të mira,vallë a mos pritni që tju godet varfëria,ku nuk do të mund askuj t’i bëni mirë,madje do të hutoheni dhe nuk do të mund asgjë të bëni për veten tuaj.

2- Ose mos pritni të ju vjen ndonjë pasuri e cila do të ju angazhonte,do t’ju largonte nga adhurimi do t’ju bënte që të harroni edhe veten tuaj.

3- Apo ndonjë sëmundje shkatërruese,që do t’ju bënte të pamundshëm që ta adhuroni Allahun,dhe t’i zbatoni urdhërat fetare.

4- Apo mos vallë pritni t’ju vjen pleqërija e cila do t’ju bënte të pamundshëm që të bëni punë të mira.

5- Apo mos pritni t’ju befason vdekja, dhe të mos ju jep afat që t’i bëni punët të cilat i keni lënë që t’i bëni dikur më vonë.

6- Apo vallë mos pritni të del daxhalli gjëja më e keqe që mund të ndodhë.

7- Apo mos vallë pritni të vjenë kijameti,i cili është më famkeqë për ata që s’ekan shfrytëzua jetën e tyre për t’u pregatitur për jetën pas vdekjes.

O Zot,na mundëso që të rizgjohemi, të mos mashtrohemi, e pastaj të dëshprohemi.

Amiin ja Rabbel alemiin.

TË NGJAJSHME