Nga sonte fillon llogaritja verore e kohës

Nga sonte fillon llogaritja verore e kohës

Me lëvizjen e akrepave të orës një orë përpara, nga ora 2 në 3, sonte fillon llogaritja verore e kohës, raporton Anadolu Agency (AA).

Llogaritja verore do të zgjasë deri në javën e fundit të tetorit, kur akrepat e orës do të lëvizin një orë prapa.

Parlamenti Evropian në mars të vitit 2019 votoi për heqjen e ndërrimit sezonal të orës nga viti 2021, por Këshilli nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar.

Kalimi nga koha e dimrit në atë verore u vendos me arsyetimin se dita “zgjatet”, kursehet energji elektrike, rritet produktiviteti i punës, përmirësohet përshtatja e njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Kalimi i parë nga koha dimërore në atë verore dhe anasjelltas u regjistrua në vitin 1916 në vendet e Evropës Veriore, ndërsa në Evropën Perëndimore u vendos në fillim të viteve 70 të shekullit të kaluar.