Gjykatësit i tha:
– Pse të burgosem dy ditë pa asnjë faj?!
Gjykatësi ia kthehu:
-Tash t’i bëra dy muaj.
Tha:
– Pse?!
Kurse gjykatësi ia kthehu:
– Dy vjet!
Polici e këshilloi që të kthehet më vonë, pasi gjykatësi të qetësohet.
(Padrejtësi)
……………………
Tridhjetë vjet i kaloi me frikë se do të vdesë nga ndonjë sëmundje e rëndë dhe gjatë kësaj periudhe i largohej çdo gjë që thuhej se është kancerogjene, ndërsa në fund vdiq nga një ndeshje me makinë.
(Caktim i Allahut)
……………………
Fëmijët i rrihte dhe i nënçmonte, ata dhe nënën e tyre, dhe në fund i braktisi. Kurse sot, pasi u sëmur dhe ra në shtrat, filloi t’i urdhërojë që ta respektojnë duke u argumentuar me fjalën e Allahut: “…që të silleni mirë me prindërit…” (El-Isra: 23)
(Edukatë e keqe)
……………………
I ra këpuca e djathtë duke hipur në autobus dhe autobusi filloi të ecën, e ai e gjuajti edhe të majtën, dhe tha se ndoshta ndonjë i varfër e sheh dhe përfiton nga ajo.
(Bujari dhe shpirtmirësi)
……………………
E martoi dhe nuk shkonin mirë mes vete.
I thanë: “Ku qëndron problemi?!” Tha: “Nuk flas për nderin tim.”
Më vonë e divorcon dhe i thanë: “Ku ishte sebepi?”
Tha: “Nuk flas për një grua e cila doli nga përgjegjësia ime.”
(Burrëri)
Nga arabishtja: Irfan JAHIU