Ngordh ariu i parë dhe i vetëm polar i lindur në rajon tropikal

Në një Kopshtin Zoologjik të Singaporit ka ngordhur ariu i parë dhe i vetëm polar i lindur në një rajon tropikal.

Channel News Asia njoftoi se ariu me emrin Inuka ka vuajtur nga probleme të lidhura me moshën dhe është “vënë në gjumë” për të mos ndier dhimbje.

“Nuk donim që Inuka të ndahet prej nesh. Megjithatë, problemet shëndetësore që buronin nga mosha e tij dhe plagët e thella në trupin e tij kishin filluar të ndikonin shumë negativisht në jetin e tij”, tha Cheng Wen-Haur, zëvendëskryetari i Fondacionit të Rezervave të Kafshëve të Egra në Singapur.

“Për ne më me rëndësi ishte rehatia e tij. Nëse nuk do ta vinim në gjumë, ai nuk do të kishte jetë të rehatshme”, shtoi ai.

Inuka ka lindur në Kopshtin Zoologjik të Singaporit më 26 dhjetor të vitit 1990, duke u bërë ariu i parë dhe i vetëm në botë që ka lindur në një rajon tropikal.

Mesatarisht, ariu polar jeton 30 vite.