Ngrënia e mëngjesit djeg shumë kalori

Njerëzit që hanë mëngjes djegin më shumë kalori dhe kanë nivele më të mira të sheqerit në gjak, sesa ata që e anashkalojnë atë.

Studiuesit analizuan efektin e mëngjesit të përditshëm dhe krahasuan balancën e energjisë me atë të personave që nuk hanin mëngjes. Megjithatë studimi provoi se ata që konsumojnë më shumë, shpenzojnë më shumë kalori dhe energji.

“Zbulimi kryesor i studimit tonë është se, njerëzit që hanë mëngjes djegin më shumë kalori, se ata që nuk e hanë duke menduar se i ndihmon të dobësohen,” tha Dr Betts.