Rtv Pendimi
auto lider
Good life Restaurant
Politika fetare

Nicolas Blancho fjalim për polemikat e Ezanit në Kosovë

Muslim Shop

Asselam alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu

Të dashur vëllezër e motra në Kosovë, të nderuar  përfaqësues të muslimanëve , I nderuari myftiu i Republikës së Kosovës , të nderuar imamë dhe të nderuar  parlamentarë muslimanë

Dëshiroj që në emër të Këshillit Qendror Islam dhe muslimanëve në Zvicër, si vëlla dhe i afërm i juaj, të ju adresohem me këtë mesazh në lidhje me zhvillimet më të fundit për çështjen e thirrjes së ezanit. Ne jemi të trishtuar dhe të shqetësuar në lidhje me përpjekjet e disa forcave politike për të ndaluar Ezanin nga publiku, për ta heshtur në katër muret e xhamisë që në këtë mënyrë të privohet nga kuptimi që e ka. Muslimanët në Zvicër kanë luftuar për disa vite kundër sulmeve islamofobe ndaj muslimanëve dhe Islamit. Ata luftojnë kundër ndalimit të shamive, ata luftojnë kundër ndalesës së ndërtimit të minareve, ata luftojnë kundër ndalimit të synetimit –  gjëra të cilat janë në konflikt me vetë shtetin pluralist, liberal dhe tolerant zviceran. Për shkak të këtij represioni Islamofob dhe nga aspekti vëllazëror ne ndjehemi thellësisht të lidhur me vëllezërit e motrat në botë dhe kështu edhe me vëllezërit e motrat tona në Kosovë.

 

Ajo që Zvicra në kohët e fundit me aktivitetet Islamofobe, nismat në fushën ligjore dhe politike, është një dëshmi varfërie dhe dëshmi mungese e drejtësisë dhe pluralizmit, që Zvicra i ka prodhuar. Si mund të jetë që tani një Kosovë sovrane pas një lufte për pavarësi kundër pushtimit serb të dëshiron të orientohet kah drejtimi i zhvillimeve negative të demokracive perëndimore dhe Zvicrës dhe të importoj mbeturinat e kësaj demokracie në Kosovë? Islami është pjesë e identitetit kosovar dhe shqiptar. Dhe kjo është një arsye për të cilën muslimanët në Kosovë kanë luftuar për pavarësi. Kjo është ajo për të cilën Adem Jashari, heroi kombëtar i Kosovës, jetën e tij dhe jetën e familjes së tij ka sakrifikuar. Kjo është arsya përse ju kërkuat pavarësinë prej serbëve. Si mund të jetë pra, pas pavarësisë që akoma të ndalohet shamia në shkolla? Si mund të jetë që me kërkesen e disa forcave politike në Parlament të flitet për dëbimin e Ezanit nga publiku, gjë e cila as nën okupimit serb nuk ishte temë? A nuk është kjo një tradhëti e rezistencës dhe çlirimit të Kosovës? A nuk është kjo një tradhëti ndaj identitetit kosovar dhe shqiptar? A nuk është kjo një tradhëti ndaj Adem Jasharit? A nuk është kjo një tradhëti ndaj vet Din tuaj( Islam )?

Dhe për parlamentarët dhe forcat politike që mbështesin këtë kërkesë: nuk është as progresive e as moderne, as tolerante e as inteligjente të luftohet Islami, por e turpshme dhe nënçmuese, tentimi për të fshehur apo ndryshuar identitetin e tij. Ndërkohë që ne, jemi duke luftuar kundër çdo ndalimi të të drejtave tona, ishte dashur që ju, të shfrytëzonit mundësitë që lirinë tuaj ta shijoni, në vend se të mbështetni forcat laike me shembullin tuaj të keq që treguat.

Vëllezër dhe motra në Islam, lufta kundër Islamit nuk po ndalet as në kufirin e vendit tonë as tuaj. Kjo luftë sot është e drejtuar nga ana e forcave laike në të gjithë botën me anë të dhunës, dhe brutalitetin më të madh. Ata e përshkruajnë veten si tolerant dhe si progresiv e modern – por bien në në një numër të madh të kontradiktave dhe parimeve të veta, ndërsa sillen në mënyren më të keqe se sa me qka ata i akuzojnë muslimanët me te. Për këtë arsye duhet që ne muslimanët në tërë botën, së bashku të vehemi me të gjithë forcën kundër saj. Ne i thërrasim vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë, myftiun, imamët dhe të gjithë përfaqësuesit e tjerë të muslimanëve dhe parlamentarëve myslimanë, të ngrihen të gjithë së bashku dorë për dore si një njësi, të vendosur, në të gjitha fushat, qoftë në ato civile, sociale, në parlament e në sferën politike, në rrugë e në xhamia, që të ngrenë zërin e tyre për të parandaluar heshtjen e ezanit. Të gjithë muslimanët në Kosovë, baballarët , nënat, djemtë , vajzat, motrat dhe vëllezërit , të gjithë duhet të ngrihen, dhe në vitet e ardhshme të neutralizojnë këto forca anti – islamike. Qe te behet Kosova vertet një shtet sovran. Ne muslimanët në Zvicër qëndrojmë pas jush dhe ju premtojmë mbështetjen tonë më të madhe të mundshme. Allahu ju bekoftë , Allahu e bekoftë komunitetin musliman. Ue selam alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu

Të ngjajshme

IRAKU

Kushtrim Guraj

Në Kosovë po ushtrohet inkuizicion shtetëror ndaj muslimanëve

Kushtrim Guraj

YLEMAJA e Kosovës në krevat Prokusti?!

Kushtrim Guraj

Solidar me këta burra të mëdhenj të Kosovës!

Kushtrim Guraj

Islami është zgjidhja

Kushtrim Guraj

A ka liri fetare në Kosovë?!

Kushtrim Guraj

SHOQËRIA NDËRKOMBËTARE DHE “LIGJI I XHUNGLËS”

Kushtrim Guraj

Kundër të gjitha parimeve demokratike!!!

Kushtrim Guraj

MODELI I UDHËRRËFIMIT PËR LIGJËRIMIN E SOTËM ISLAM

Kushtrim Guraj