Në veri të Nigerisë, për shkak të rritjes së fundit të sulmeve të armatosura u pezullua procesi mësimor në qindra shkolla, raporton Anadolu Agency (AA).
Në shtetet Sokoto, Zamfara, Kano, Katsina, Niger dhe Yobe janë mbyllur 618 shkolla për shkak të sulmeve të fundit që synojnë shkollat në vend dhe rrëmbimin e qindra nxënësve.
Komisioneri i Çështjeve të Sigurisë i Sokoto-s, Garba Moyia, në një deklaratë tha se një vendim i tillë është marrë për të parandaluar rrëmbimet e rritura në rajonin verior.
Moyia tha se po vazhdojnë përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit për të gjetur nxënësit e rrëmbyer më parë në këto rajone.
Në Nigeri që nga janari nxënësit janë rrëmbyer nga shkollat 5 herë. Së fundmi në shtetin Kaduna, persona të armatosur rrëmbyen 3 mësues në një sulm ndaj një shkolle.
Në disa shtete të tilla si Kaduna përdorimi i motoçikletave është i ndaluar për shkak të sulmeve të fundit ndaj motoçikletave.