Qindra të burgosur janë arratisur si pasojë e një sulmi të armatosur në burgun në shtetin Oyo të Nigerisë, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Departamentit të Burgjeve të Nigerisë në Oyo, Lanrewaju Anjorin, tha në një deklaratë për shtypin se 837 të burgosur u arratisën në një sulm nga persona të armatosur të paidentifikuar dy netë më parë në burgun në rrethin Abolongo në Oyo.
Ai tha se 262 të burgosur u kapën pas sulmit, ndërsa 575 janë ende në arrati dhe po punohet për kapjen e tyre.
Anjorin deklaroi se shumë njerëz u plagosën në sulm.
240 të burgosur ishin arratisur në një sulm nga persona të armatosur në një burg në shtetin Kogi të Nigerisë më 13 shtator.