Sekretarja e Përhershme e Ministrisë së Arsimit të Shtetit Kwara, Mary Adeosun, tha se 10 shkolla, të cilat u mbyllën në kryeqytetin e provincës Ilorin, janë rihapur me urdhër të Guvernatorit të Kwara
Në shtetin nigerian Kwara u rihapën dhjetë shkollat të cilat u mbyllën për shkak të kundërshtimit që nxënëset muslimane të mbanin shami, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, Sekretarja e Përhershme e Ministrisë së Arsimit të Shtetit Kwara, Mary Adeosun, tha se 10 shkolla, të cilat u mbyllën në kryeqytetin e provincës Ilorin, janë rihapur me urdhër të Guvernatorit të Kwara-s, AbdulRahman AbdulRazaq.
Adeosun tha se qeveria vendosi t’i hapë shkollat në mënyrë që të mund të përgatisin veçanërisht nxënësit e vitit të fundit për provime dhe se u morën masa për të siguruar që studentët të mund të ndjekin në mënyrë të sigurt procesin mësimor.
Liria e shamisë në shkollat shtetërore
Më 26 shkurt, qeveria lejoi që nxënëset muslimane të mbanin shami në të gjitha shkollat për t’i dhënë fund çështjes së shamive në shkollat në shtetin Kwara.
Teksa muslimanët e mirëpritën vendimin, të krishterët e kundërshtuan atë.
Më 8 mars dhjetë shkolla publike në shtetin Kwara u mbyllën përkohësisht pasi udhëheqësit fetarë muslimanë dhe të krishterë dështuan të bien dakord për studentet femra që të mbajnë shami.
Pesë persona u plagosën në përplasjen midis dy grupeve, pasi një studente muslimane u parandalua të hynte në shkollë, në një nga shkollat të cilat u rihapën më 17 mars me vendim të qeverisë së shtetit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante