Rtv Pendimi

Nigeri, rihapen shkollat e mbyllura për shkak të polemikave rreth shamisë

Sekretarja e Përhershme e Ministrisë së Arsimit të Shtetit Kwara, Mary Adeosun, tha se 10 shkolla, të cilat u mbyllën në kryeqytetin e provincës Ilorin, janë rihapur me urdhër të Guvernatorit të Kwara

Në shtetin nigerian Kwara u rihapën dhjetë shkollat të cilat u mbyllën për shkak të kundërshtimit që nxënëset muslimane të mbanin shami, transmeton Anadolu Agency (AA).

 

Në një deklaratë, Sekretarja e Përhershme e Ministrisë së Arsimit të Shtetit Kwara, Mary Adeosun, tha se 10 shkolla, të cilat u mbyllën në kryeqytetin e provincës Ilorin, janë rihapur me urdhër të Guvernatorit të Kwara-s, AbdulRahman AbdulRazaq.

 

Adeosun tha se qeveria vendosi t’i hapë shkollat në mënyrë që të mund të përgatisin veçanërisht nxënësit e vitit të fundit për provime dhe se u morën masa për të siguruar që studentët të mund të ndjekin në mënyrë të sigurt procesin mësimor.

 

Liria e shamisë në shkollat ​​shtetërore

 

Më 26 shkurt, qeveria lejoi që nxënëset muslimane të mbanin shami në të gjitha shkollat ​​për t’i dhënë fund çështjes së shamive në shkollat ​​në shtetin Kwara.

 

Teksa muslimanët e mirëpritën vendimin, të krishterët e kundërshtuan atë.

 

Më 8 mars dhjetë shkolla publike në shtetin Kwara u mbyllën përkohësisht pasi udhëheqësit fetarë muslimanë dhe të krishterë dështuan të bien dakord për studentet femra që të mbajnë shami.

 

Pesë persona u plagosën në përplasjen midis dy grupeve, pasi një studente muslimane u parandalua të hynte në shkollë, në një nga shkollat të cilat u rihapën më 17 mars me vendim të qeverisë së shtetit.

 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.

 

Tema relevante

 

 

TË NGJAJSHME