Për tre muajt e kaluar, Nintendo arriti të shesë vetëm 470,000 njësi të konsolës së saj Wii U, nga 510.000 sa kishte shitur në të njëjtën kohë vitin e kaluar.
Sa për krahasim dhe kontekst, kompanisë Nintendo iu deshën mbi 30 muaj për të shitur sasinë të cilën Sony arriti ta shesë në më pak se një vit me PS4.
Megjithatë, shitjet e softuerit të saj ishin ende shumë të forta – 4.55 milionë gjatë tremujorit – gjë që provon se Wii U mund të jetë një shitës i madh, por lojrat e Nintendo’së ende janë duke u shitur shumë mirë.
Splatoon është shitur në 1.620.000 kopje, dhe ata që e kanë konsolën Wii U tani posedojnë rreth gjashtë lojra mesatarisht në konsolën e tyre. (Telegrafi)