Rtv Pendimi

Niveli arsimit dhe mënyra e punësimit e të rinjëve

Që nga viti 1999 konkretisht nga muaji shtator i këtij viti mbas mbarimit të luftës, niveli dhe cilësia e  arsimit dita ditës është në rënje në bazë  të asaj që metodat  e të nxenunit dhe ligjeve te huaja të bëra “copy past” apo në shqip kopjo e shpernda. Web–i e google janë bërë sipërfaqësisht vetem ta rrisin numrin e nxënësve dhe studentëve pa kurfarë cilësie të arsimit. Duke bërë pisllëqe nxënësit në nivelet e ulta të shkollimit duke përdorur mjaft dukuri negative nëpër objekte të arsimit siç janë: pirjen e duhanit e të alkoolit, fyerjet dhe sharjet në mes nxënësve dhe duke prish qetësinë e mësimit nëpër  shkolla, duke thyer dyert e dritaret e klasave, këto raste ndodhin në shkollat fillore. Ndërsa në shkollat e mesme konsumohet duhani mbrenda në klasa dhe veprimet tjera, si: alkooli, droga, amoraliteti, zhveshja lakuriqe e vajzave e motrave tona sikur të ishin nisur për diku tjetër dhe jo për në  objektet e dijes dhe edukimit. Si rrjedhojë e kësaj vie deri te rrahja në mes tyre që asnjëherë nuk ka ndodhur më parë. Këto dukuri, shkaqe e bëjnë arsimin me mos përparim edukativ, nivel të ulët të cilësisë dhe shkaterrim të vlerave të njerëzve që kanë vullnet arsimimin dhe edukimin e mirëfilltë që kjo në një formë parashihet si mësim dhe joedukim.Gjithësesi në këto instucione nuk ka nje kordinim të mjaftueshëm mes udhëheqësve dhe mësimëdhënës – nxënës. Në bazë të kësaj një pjesë e studentëve nëpër fakultete të fushave të ndryshme japin mundin e tyre, duke bërë hargjime e duke krijuar situatë të pakëndshme  financiare që ka një familje në Kosovë, ja ndalë edhe familjes se vet një sasi të buxhetit, duke menduar që me përfundimin e studimeve do të arrij të punësohet dhe të jetë krah në familjen e tij apo të saj duke sjellë të ardhura nga puna e saj që e ka kërkuar që moti. Por fatkeqësisht masa e punësimit të të rinjëve që i kanë mbaruar studimet në fakultete besa edhe shkallën më të lart të arsimimit magjistraturen nuk arrijnë të japin aftësinë e tyre në një sektor apo degë të specializuar. Si rrjedhoj e nepotizmit dhe mënyrës së përzgjedhjes së punëtorëve në një kompani apo vend pune e cila e shpall konkursin,edhe nje arsyetim në pranim pune është libreze e ndonjë subjekti politik ose shërbyes i saj që kan pushtet dhe vendosin nëpër gazeta të ndryshme ditore dhe ata që kanë nevoj për punë aplikojnë por fatkeqësisht vendi është zënë sepse ka hyrë në atë pozitë njëri i afërt me drejtorinë apo punëdhënësin ,apo shpallja e konkursit  bëhet vetëm në formalitet. Ky fenomen i punësimit në këtë hapësirë territoriale dhe në këtë shtet  në të cilën në jemi banor dhe qytetar të saj. Duke mos qenë indifirent në këtë situatë të krijuar sipas institucioneve qendrore dhe njerëzve që krijojnë vende pune dhe ato i përzgjedhin në mes të afërmeve dhe ndodh që vendet e punës të shpallen për pozita të ndryshme me një dikaster  të caktuar vendi punës të jetë nxanun më herët dhe shpallja konkursit bëhet sa për t’i plotësuar standardet. Kështu që studentët që janë në rritje që përfundojnë studimet duhet ose të jenë anëtar të familjeve të zyrtarëve shtetëror ose  të kenë mundësinë ta paguajnë vendin e punës me ndonjë dhuratë për këta zyrtar. Krahas nepotizmit një pjesë e tyre gjen punë dhe pjesa tjetër që nuk i plotëson këto kushte nuk arrinë të punësohet.

Dhe ne fund do thoja kështu duke ju referuar një Ajeti të Kuranit Famëlart:

“Allahu nuk e ndryshon gjendjen e nje populli përderisa ata nuk e ndryshojnë veten e tyre”. (Sure Errad)

 

Me këte lusim ZOTIN të na mundësoj përmisim gradual në këto dy sfera .

Për Radio Pendimin

Betim Ramaj –Jurist

TË NGJAJSHME