Një delegacion nga Diyaneti i Turqisë po qëndron në Kosovë

Një delegacion nga Diyaneti i Turqisë po qëndron në Kosovë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava,  më bashkëpunëtorë sot doli në pritje në pikën kufitare në Han të Elezit ku erdhi një delegacion i lartë nga Bashkësia Islame e Turqisë (Dijanet) i  kryesuar nga kryetari, prof. dr. Ali Erbash.myftiu Tërnava iu dëshiroi mirëseardhje kryetarit Erbash dhe delegacionit që po e shoqëron duke i dëshiruar qëndrim të këndshëm në Kosovë dhe falenderuar për vizitën.

Më pas  Myftiu Tërnava dhe delegacioni nga Dijaneti u nisën për në Prizren ku falën namazin e xhumasë në  Xhaminë “Sinan Pasha”.para namazit të xhumasë Myftiu Tërnava mbajti një fjalim rasti para xhematit ku e falenderoi kryetarin  e Dijanetit Erbash për vizitën dhe të gjithë atë që ka bërë Dijaneti për Kosovën, shoqatat turke, mushavirin, ambasadorin , qeverinë dhe popullin turk.

“Është nder dhe privilegj që  të kemi sot kryetarin e Dijanetit prof. Dr. Ali Erbash dhe delegacionin e tij për vizitë tek ne. Ata janë në shtëpinë e tyre dhe shprehim falenderime të veçanta për gjithë ndihmën dhe përkrahjen që ka dhënë për ne, duke lutur Zotin që t’i shpërblejë me të mirat e Tij”- tha vec tjerash Myftiu Tërnava.

Hytben e mbajti kryetari i Dijanet-it prof.Dr. Ali Erbash,i cili në ligjërimin e tij u shpreh i lumtur që po viziton Kosovën dhe në mesazhin e tij drejtuar të pranishmëve për vlerat  dhe vëcoritë që ka Islami si dhe vlerat dhe respektimi i ndërsjellë pasiqë besimtarët ku do që jetojnë ata janë vëllëzër duke cituar ajetin ku Allahu kërkon nga ne të bashkohemi rreth litarit të Allahut, Kuranit, dhe mos të përçahemi. Të ndihmohemi në bamirësi dhe devotshmëri e jo në mëkate dhe armiqësi. Besimtarët janë vëllëzër dhe i ngjajnë sikurse trupit që nëse një pjesë sëmuret e tërë trupi e ndjenë.

Edhe namazin e xhumasë e fali kryetari Erbash.

Në kuadër të  protokollit   Për sot është vizita konsullatës turke në Prizren, vizita  batalionit turk, vizitë Institutit të Hifzit në Prizren, vizitë Namazgjahës në qytetin e Prizrenit.

Pas  vizitës së qytetit të Prizrenit, Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava dhe kryetari i Dijanetit të Turqisë, prof. dr. Ali Erbash, pas vizitës në në agjend është vizita në tyrben e Sulltan Muratit në Mazgit. Tyrbja e Sulltan Muratit është një monument i trashëgimisë kulturore, i ndërtuar në vitin 1389. Kjo është vepra më e vjetër e arkitekturës osmane, e ndërtuar në shekullin XIV.