Rtv Pendimi

NJË DIT NË XHENNET

Atje në atë vend,ku koha më nuk kalon
Atje ku nuk ka mërzi,ku sëmundja s’ekziston
Atje ku nuk ka më punë,ku ka pushim e qetësi
Atje ku nuk ka më vdekje,ku ekzistojmë në pafundësi
Atë që syri nuk na ka parë,atë që veshi se ka ndëgju
Atë që mendja nuk na ka marrë,aty kem me perjetu
Kulmi i saj është arshi i Zotit,toka xhevahir e margaritarë
Cdo ndërtes në atë vend, është ndërtuar me argjend dhe arë
Të mbështetur në kolltuk(Kur’an 83:23),besimtarët vetëm vështrojnë
Nuk kan vapë,as të ftoht(Kur;an 76:13),hyri përreth, i shoqerojnë
Hyri symëdha e bardhoshe,sypërulura të një moshe
Pran burrave të tyre gjithnjë qëndrojnë,shikimin tek ta e përqëndrojnë
Nga qumshti,mjalti e vera,rrejdhin lumenjë në çdo anë
Shija e tyre nuk ndryshon,të pa shtershëm ato janë
Jan të vshur me petka mëndafshi,që kurr nuk vjetërohen
Shetisin nën hije të dendura,gjithnjë argëtohen
Aty ku nuk ka mundim,ku frutat shum afër janë
Aty ku nuk ka fjal t’kota,por veçe Selame – (Kur’an Merjem 62)..
Aty ku nuk ka hidhërim,ku urrejtja s’ekziston
Jemi të përhershëm pa mbarim,ku mbesim të rinjë përgjithmon
Atyre u shërbejnë djelmosha të gjithmonshëm(El-Vakia 17-18),që në këmbë per ta qëndrojnë
Me gota të tejdukshme ari e argjendi,pije të llojllojshme u ofrojnë
Ky është Xhenneti që besimtarëve u premtohet
E krijoi All-llahu per atë që i frigohet
Gjerësia e tij është si gjerësia e qiellit e tokës(Kur’an 3:133)
Një pëllëmbë në të ka vlerë më shum,se vlera e krejt botës…

Përshtati:Sevdail Kameri – 2013

TË NGJAJSHME