Fermeri nga Austria, Kurt Kluckner, me një traktor tashmë tre muaj udhëton nëpër Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).
Momentalisht gjendet në Kastamonu të Turqisë, ndërsa ky 60 vjeçar tha se në muajin prill vendosi të udhëtojë nëpër Evropë.
Ai në traktor ngjiti edhe një rimorkio me të cilën deri tani ka kaluar në Gjermani, Poloni, Lituani, Islandë, Rusi, Sllovaki, Hungari dhe Rumani.
Në një bisedë me AA tha se pas Turqisë do të vizitojë Gjeorgjinë, ndërsa më pas edhe Bullgarinë. Planifikon të kalojë 14.500 kilometra pas çka kthehet në vendlindjen e tij.
Sipas tij, deri tani ka kaluar 8.200 kilometra.