Rtv Pendimi

Një fitore me tri reagime

Fehmi Maloku

 

Fitorja e sotme e Kombëtares Shqiptare ndaj asaj të Armenisë shkaktoi një entuziazëm të madh gjithandej. U panë e u dëgjuan jehona të shumta gëzimi për këtë fitore të mirëpritur. Ishte e kuptueshme jehona e kësaj fitoreje: në arenën e tillë futbollistike vetëm pjesëmarrja është e arsyeshme të na gëzojë neve që s’kemi pasur traditë e as përvojë në ngjarje të tilla ndërkombëtare. Aq më shumë kur kjo ngjarje përfundon me rezultat pozitiv – me fitore. Megjithatë, edhe kjo ngjarje e kjo fitore nxori mbi sipërfaqe disa probleme e parregullsi të papritura, u raportuan incidente e rrahje në mes tifozerive më të mëdha nga Kosova:  Torcidës dhe Plisave, para ndeshjes.

Edhe loja nuk filloi mirë për kombëtaren tonë pasi qysh në minutën 4’  Armenia kaloi në epërsi, madje, me autogol nga ylli i kombëtares, Mërgim Mavraj, nga i cili edhe pritej shumë. Megjithatë pjesa e fundit e lojës ishte e dedikuar për ne.

Mërgim Mavraj korrigjoi gabimin e tij dhe në çerekun e fundit të lojës (76’) shënoi për mrekulli me kokë.  Mbrojtësi i Këlnit – ylli i kombëtares – Mërgimi, i njohur ndryshe edhe si praktikues i rregullt i fesë Islame, falënderoi Zotin duke bërë sexhde midis fushe, siç e kanë zakon të bëjnë edhe shumë yje tjerë në botë kur shënojnë gola të rëndësishme. Natyrisht kjo sjellje nuk kaloi pa u kritikuar nga analistë e banalistë të shumtë në Kosovë. Siç nuk kaloi pa u kritikuar as pjesëmarrja e përfaqësueses kombëtare në Xhaminë e Durrësit, ku kishin shkuar për ta falur Namazin e Xhumasë dhe për të bërë lutje, ku njëra ndër këto lutje, siç u shpreh edhe kapiteni Lorik Cana, në rrjetin social ishte: “O Zot, na jep fitoren”.

Prapë një tjetër analist e publicist i nervozuar nga mosdurimi për shkak të shkuarjes së përfaqësueses në xhami, e madje edhe për shkak të lutjes dhe faljes së xhumasë reagoi edhe më ashpër sesa analisti, në të vërtetë, ateisti Ylli Rugova. Ky analist “i gjithëdijshëm”, me emër  të kulluar musliman Ibrahim (Kelmendi) ndërkaq, jo që shpreh vetëm mosdurim, fyerje e përbuzje të rëndë kundër Islamit si fe, por ai akuzon përfaqësuesen se ka bërë – siç shprehet aty ku ia arrin dora të shkruaj, në Facebook, – keqpërdorim dhe komprometim! Pra, sipas Ibrahimit (Kelmendit)  Federata Shqiptare e Futbollit duhet ndëshkuar, sipas tij me  KARTON TË VERDHË, për këtë lloj komprometimi të Shqipërisë.  Një reagim më idiot se ky as që mund të zbulohet ndonjëherë. Analisti, më falni, ateisti i shfaqur para pak ditësh nëpër disa media që duan ta promovojnë me çdo kusht si ndonjë hero të shoqërisë civile, Ylli Fadil Rugova, ndërkaq nuk arriti të krahasohet më “gjeniun” tjetër publicist e çka jo tjetër, Ylli veç nuk mundi të përballojë të vërtetën që  e kuptuan të gjithë njerëzit në këtë botë, sexhden e zakonshme të Mërgim Mavrajt. Sipas ateistit Ylli, askush në këtë botë nuk mund të mendojë e as të shprehet ndryshe vetëm si do e si mendon vetë ai ateisti. Prandaj, si shkruan ai në profilin e tij, dora vetë: “Mavraj nuk u fal por e puthi tokën shqiptare!!!” Paj, që Mërgim Mavraj është besimtar i përkushtuar dhe se fal namazet rregullisht, e madje edhe bën sexhde në fushë, në rast gëzimi a festimi të golave, siç e bëri sonte ndaj Armenisë, kjo as që është çudi e as kurrfarë sekreti. Çudi e madhe ndërkaq është, sesi analistët dhe ateistët e tipit Ibrahim Kelmendi dhe Ylli Fadil Rugova aty ku ua mbërrin dora -sa kan kaqik- përmes rrjetit social Facebook, urdhërojnë të gjithë njerëzit tjerë, madje edhe yjet e njohura të futbollit që të mos guxojnë të mendojnë e të shprehen siç duan e dinë, por siç preferojnë vetë këta analistë e ateistë. Pra të mos guxojnë të shkojnë në Xhami e as të bëjnë sexhde nëpër fushë, mundësisht të puthin tokën shqiptare, sepse ky Ylli ateist është shumë patriot e do fort tokën shqiptare, vetëm fenë e Mërgimit e të 95% shqiptarëve s’mund ta përballojë dot.

Si për ironinë e fatit të këtyre dy emrave që përmenda, që njëri na është bërë  ateist para pak ditësh, e tjetri na është bërë qysh moti analist e publicist e çka jo tjetër, sado me emër Ibrahim por s’mund t’i bëjë ballë e t’i shoh xhamitë e lutjet e besimtarëve, më në fund ja dhe reagimi i tretë. I treti i vërteti, kapiteni i kombëtares, shfaqet edhe ky në rrjetin social Facebook dhe uron të gjithë me këtë porosi: “Fitorja u dedikohet çdonjërit që ka gjak shqiptari. Dhe falënderoj Zotin që na i pranoi lutjet dhe na e bëri kombin edhe një herë krenar.”

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH