NJÊ FOTO ME IRFAN SALIHUN

Ishim shum të lumtur nëse do na ipte mundesia për të bërë një foto me hoxhë Irfan Salihun dhe pastaj atë me plasu ne facebook dhe për të marr me qindra llajka.
Udhetonim me qindra kilometra vec me falë xhumanë tek xhamia ku ligjeron Irfan Salihu,e deshira për like përsëri nuk mungonte,rruges për te Irfan Salihu,pastaj live me Irfan Salihun e tj.
Profilet e facebookut ishin stër mbushura me foto të “LUANIT TÊ MIMBERIT” sic e quanin disa nga xhemati derisa ju sosën liket .
Nuk kaloj shum kohë dhe popullariteti i hoxhës vec se filloj t’i pengoj disa mediave dhe qarqeve te caktume te cilat morën një ofenziv të hatashme kundër hoxhës në fjalë,dhe BIK-u u dorezua (u bë viktim) shum shpejtë dhe morri një vendim për suspendim një vjeqar.
Xhemati përsëri filloi me eufori të shpreh gadishmerin për të qenë n’krah me hoxhën se e duan shumë dhe nuk e harrojnë.
Kjo mbeshtjetje morale për hoxhën Irfan Salihu në rrjete socilae zgjati disa javë apo muaj,mirpo profilet e disa nga xhematlinjëve filluan të zbukurohen përsëri me foto të natyrave të ndryshme,me një fjalë filluam ta harrojmë.
Jo vec kaq,harruam se hoxhë Irfani është njeri familjar dhe tash më është i pa papunë dhe ndoshta mundë të ballafaqohet me krizë ekonomike.
Harruam të mendojmë se hoxhë Irfani ka nevoj për mbeshtetjen tonë morale,ekonomike e tj.
Sa prej nesh trokiten në derën e hoxhës Irfan se ne jemi ketu,ne jemi mbrapa teje, ne të duam më shumë se sa për një foto,sa prej nesh kemi kontribu apo kontribuojm ne presion ndaj BIK-ut për ta kthy hoxhën aty nga ku ne benim slika (foto).
Sa e sa ,sa e sa prej nesh….

Sot,ku u bënë më shumë se një vit nga suspendimi i hoxhes Irfan Salihu BIK-u vazhdon të hesht ndaj vendimit të saj edhe pse ky vendim ka dy muaj qe ka skaduar dhe hoxha duhet kthehej në vendin e punes.

Ne i duam hoxhallarët më shum se fotot !

Autor: Naim Hoxha