Një grua palestineze vritet nga të shtënat e forcave izraelite në Betlehem

Një grua palestineze u vra nga të shtënat e forcave izraelite në Betlehem të Bregut Perëndimor, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria tha në një deklaratë se gruaja, rreth të 40-ave, u qëllua nga forcat izraelite dhe iu nënshtrua plagëve.

Sipas dëshmitarëve okularë, ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj gruas teksa po ecte pranë fshatit Husan, në perëndim të Betlehemit, dhe u dërgua me urgjencë në spital ku ajo dha frymën e fundit.

Agjencia shtetërore e lajmeve Wafa e identifikoi gruan si Ghada Ibrahim Sbatein, nënë e gjashtë fëmijëve.

Nuk kishte asnjë koment nga ushtria izraelite mbi këtë zhvillim.