Rtv Pendimi

Një histori që ironizon komunizmin pa ardhur ende në kavajë

Rreth vitit 1947-1948, pas çlirimit u përhap lajmi se të nesërme do vinte në Kavajë bab-Myslymi (Myslym Peza). Shumë njerëz, qytetar dhe fshatar dolën ta presin dhe u mblodhen tek kafeneja, pronari i së cilës ishte një personazh i njohur dhe mjaft karizmatik në qytetin e Kavajës Himç Rraklli.
Pranë kafenesë që ndodhej tek monat e pazarit, diku në qendër, ishin mledhur aq shumë njerëz rreth e rrotull kafenesë për t’u përshëndetur me “babën”, sa dukej si një miting madhështor.
Pasi u takua me popullin dhe u ul të rehatohej, një fshatar ngrihet dhe i drejton një pyetje “Bab-Myslymit”. Me leje – A mund të na e shpjegosh ti Bab Myslym se ç’është KOMUNIZMI!? Bab Myslimi, si një injorant e pa pikën e njohurisë dhe oratorisë e pa veten në siklet. Çtë bënte!
Duke përfituar nga situata e veshtirë e Bab Myslimit, u ngrit Himçi dhe tha: – A mund t’ja shpjegoj unë o Bab Komunizmin? Ai i beri me shenjë që të vazhdonte.
Himçi e hipi fshatarin mbi një tavolinë në menyrë që ta shikonin mirë që të gjithë të pranishmit aty estraden e krijuar. Dhe, filloi ta pyeste:
Qysh i ke opengat, t’reja apo me arna? (duke ja tundur me dore veshjet). Me arna i kom o Himce – Tha fshatari. Po bërkushet qysh i ke të reja apo me arna? Me arna me arna i kom edhe brekushet. Po xhokën qysh e ke? Me arna ne ate. Po qeleshen qysh e ke të re apo me arna? Jo, Qeleshen e kom të Re! – ja ktheu fshatari i buzeqeshur. Epo kur të bohet edhe qeleshja me arna, ky është KOMUNIZMI.
Plasi e qeshura. “Baba”, nejti ene pak dhe me lezet u largu, dhe nuk erdh mo n’Kavajë sepse nuk donte asesi të behej ai shkak për ndonje “incident ideologjik”.
Nga Dritan KanapariRreth vitit 1947-1948, pas çlirimit u përhap lajmi se të nesërme do vinte në Kavajë bab-Myslymi (Myslym Peza). Shumë njerëz, qytetar dhe fshatar dolën ta presin dhe u mblodhen tek kafeneja, pronari i së cilës ishte një personazh i njohur dhe mjaft karizmatik në qytetin e Kavajës Himç Rraklli.
Pranë kafenesë që ndodhej tek monat e pazarit, diku në qendër, ishin mledhur aq shumë njerëz rreth e rrotull kafenesë për t’u përshëndetur me “babën”, sa dukej si një miting madhështor.
Pasi u takua me popullin dhe u ul të rehatohej, një fshatar ngrihet dhe i drejton një pyetje “Bab-Myslymit”. Me leje – A mund të na e shpjegosh ti Bab Myslym se ç’është KOMUNIZMI!? Bab Myslimi, si një injorant e pa pikën e njohurisë dhe oratorisë e pa veten në siklet. Çtë bënte!
Duke përfituar nga situata e veshtirë e Bab Myslimit, u ngrit Himçi dhe tha: – A mund t’ja shpjegoj unë o Bab Komunizmin? Ai i beri me shenjë që të vazhdonte.
Himçi e hipi fshatarin mbi një tavolinë në menyrë që ta shikonin mirë që të gjithë të pranishmit aty estraden e krijuar. Dhe, filloi ta pyeste:
Qysh i ke opengat, t’reja apo me arna? (duke ja tundur me dore veshjet). Me arna i kom o Himce – Tha fshatari. Po bërkushet qysh i ke të reja apo me arna? Me arna me arna i kom edhe brekushet. Po xhokën qysh e ke? Me arna ne ate. Po qeleshen qysh e ke të re apo me arna? Jo, Qeleshen e kom të Re! – ja ktheu fshatari i buzeqeshur. Epo kur të bohet edhe qeleshja me arna, ky është KOMUNIZMI.
Plasi e qeshura. “Baba”, nejti ene pak dhe me lezet u largu, dhe nuk erdh mo n’Kavajë sepse nuk donte asesi të behej ai shkak për ndonje “incident ideologjik”.
Nga Dritan Kanapari

TË NGJAJSHME