Një këshillë e thjeshtë për të luftuar diabetin

Të prekurit nga diabeti po shtohen gjithmonë e më shumë ashtu si edhe çmimi i mjeteve për kurimin e tij.

Por shkencëtarët kanë zbuluar së fundmi disa mënyra të luftimit të diabetit pa shumë kosto.

Bëhet fjalë për ushqimet që ne hamë çdo ditë por nuk njohim aftësinë e tyre kuruese.

Sipas studimit nëse hamë katër vezë në javë mund të lumin ndjeshëm diabetin.

Nuk ka rëndësi nëse vezët i hani të gjalla, i skuqni apo i zieni.

Efekti i tyre është i njëjtë.

Konsumi i vezëve sipas mjekëve ul me 30 përqind rrezikun e prekjes nga diabeti tip-2.

Por kjo nuk do të thotë që duhet tepruar pasi ngrënia e shumë vezëve ka pasoja të tjera.

Gjithashtu shkencëtarët thonë se konsumimi i djathit me shumë yndyrë apo i kosit ul me 25 përqind rrezikun e prekjes nga diabeti.