Studimet kanë treguar që pjesëmarrësit, të cilët rregullisht hanë mollë para ushqimit dukshëm më lehtë e mbajnë peshën, por edhe dobësohen.
Pa dallim nëse zgjidhni mollë jeshile, të kuqe ose të verdhë, trupi juaj do të jetë mirënjohës për çdo kafshatë që do hani.
Në një studim të bërë me studentë të cilët nuk mbanin asnjë dietë, gjatë pesë javëve, 15 minuta para buke iu dha nga një mollë e qëruar dhe kompot molle. Personat që kishin ngrënë vetëm mollë, hëngrën më pak ushqim se ata që kishin pirë vetëm lëngun e mollës.
E pasur me fibra, vitaminë C, minerale, vitamina të grupit B, kalcium, kalium, fosfor, hekur, magnez dhe zink, ky frut përmban edhe shumë antioksidantë dhe fibra të tjera të cilat forcojnë ende më shumë sistemin imunitar.
Molla jo rastësisht është fruta më e preferuar nga dietologët. Përpos vlerave ushqyese që ka, molla shërben edhe për dietë. Ajo përmban vetëm 45-60 kalori për çdo 100 gramë./mjeksia islame/