Një nga çelësat më të suksesshëm të punësimit sulmohet nga hakeret

Që nga mbrëmë, një ndër portalet më të mëdha të punesimit në Kosovë, www.kosovajob.com i cili ka mundësuar punësimin e më shumë se 11,000 personave, hyri në familjen e portaleve të cilat ishin viktima të sulmeve te hakerëve nëpër bote. Web faqja nuk është funksionale si rrjedhojë e problemeve teknike të shkaktuara nga nje sulm i nje hakeri, fatkeqësisht nga vendi ynë.

Duke i konsideruar si pjesën më të rëndësishme të gjithë këtij projekti, KosovaJob u kërkon falje publike të gjithë përdoruesve të saj dhe mbetet me shpresë për mirëkuptim e durim në këtë situatë të pakëndshme. Poashtu, stafi ynë siguron se do të bëjmë cdo gje qe eshte e mundur që t’a rikthejmë faqen në funksion sa më shpejtë, dhe të vazhdojmë aktivitetin tonë të suksesshëm tre vjecar në tregun e punësimit në Kosovë.

Shpresojmë se motivi për një sulm ndaj një portalit të punësimit të jetë personal e jo i frymëzuar nga politikat armiqësore që janë kundër zhvillimit ekonomik të Kosovës, ku si epiqendër eshte perherë punësimi.

Portali KosovaJob është projekt i investitorëve nga Kroacia në partneritet me investitor nga Kosova, dhe që nga ky vit është nën monitorimin e një ndër kompanive të punesimi Gjermano-Amerikane.

Sidoqoftë, organet e sigurisë te Kosovës dhe ato ndërkombëtare tashmë kanë filluar të zhvillojnë hetimet përkatëse, dhe kemi besim se shumë shpejtë do të zgjidhet ky rast.