Sot fatkeqësishtë më shumë se kurr vlerat e islamit luftohen nga vet njerëzit tanë,ndoshta më shumë se edhe ne kohën e Enver Hoxhës,bile tendencat janë edhe me të liga se në kohën e Milosheviçit.
Fatkeqësia bëhet më e madhe kur ne i njohim njerëzit tanë qe po e bajnë këtë të keqe për komunitetin islam bile per ta arsyetuar idiotësin e vet mbështillen me petkun e patriotizmit gjerë ne ate pikë sa edhe bëjnë thirrje për dezertim publik nga islami,ne këtë mesele më së miri do të thoshte publicisti Kim Mehmeti “Në Kosovë është bërë më e lehtë te flasësh mirë për Milosheviqin se sa për Islamin”!!!.
Nga tendencat e njerëzve të till të cilët kinse therrasin në “Evropianizëm,demokraci,përparim,hecje përpara,shiten si njerëz te cilët e duan atëdheun e të cilët nuk lan sen pa i bo kësaj toke,shohim se e gjitha kjo është një lojë dashakeqe, sepse ata që shkojnë në xhamia,të cilet falen e të cilët janë praktikues të Islamit janë demode ose penges për rrugën tonë drejte Evropes,dhe lën që të kuptohet se defekti gjendet te komuniteti i pandegjuar musliman.
Dhe sigurishtë e gjitha kjo ka një plan ndaj të cilit janë tubuar shumë akter me rëndësi e pa rëndësi sipas kaqikut që posedojnë,megjithatë loja po hecen mire.
Ne do të mundohemi të i përmendim disa pika imagjinare në të cilat po funkcionon një plan barbar ndaj komunitetit në përgjithësi.
1.Fillimi është matja e pulsit të besimtarëve sa janë në gjendje të durojne dhe sa janë ne gjendje të jenë në përkrahje të islamit kur të i’u fyen vlerat e tyre të shenjëta,dhe zakonishte këtë e bëjnë me shumë maturi.
2.Pasi që e bëjnë matjen e pulsit,dhe shohin reagimin e besimtarëve,fillojnë lojën, nëse reagimi ka qenë i fortë për një kohë do të tërhiqen,nëse reagimi ka qenë i dobët krijojnë teren për pikat e rradhës.
3.Zakonishtë është e ditur se sulmi fillon prej atyre të cilët reagojnë,mandej nga polemikat e tepërta te cilat i krijojnë vet fillojnë edhe nxjerrin fjalë nga konetkstet dhe i bajnë Mega tituj,dhe fillojnë e krijojnë huti në mesin e besimtarëve.
4.Përqeshja dhe nëperkëmbja e hoxhallarëve fillimishtë e atyre me më pak arsimim,mandej e atyre me gabime eventuale, dhe kjo përqeshje zakonishtë ndodh nëpër tubime duke e ngritur problemin në instanca të larta.
5.Në këtë pikë zakonishtë përdorin miqt e tyre në politik mvaret se kush udhëheq,dhe fillojnë me çrrënjosjen e ç’do elementi fetar ose indivdi praktikues të islamit që është mbrenda institucionit shteteror me pretekstin qe ”JEMI SHTET LAIK”.
6.Shkatërrimi i figurave të forta shpirtërore duke i akuzuar,për sjellje të keqe,duke i akuzuar se popullates po i’a shpërlajnë kokën me gjëra të prapambetura,duke i kërcënuar ne forma të ndryshme,madje edhe me kërcenimin për burgosje,etj.
7.Pasi që është përgaditur tereni dhe popullatës i’a kan futur dyshimin ne kokë atëher bajne thirrje nga pushteti qe ç’do shoqat,ç’do lëvizje,ç’do individ aktiv të i’a mbyllin punën e tyre me pretekstin se po krijojnë elemnte radikale mbrenda vendit.
8.Kur nuk ka levizje ose aktivitete atëherë do fillojnë përkrahjen e levizjeve ose sekteve që janë mbrenda islamit por të cilat janë të pa pranuara nga muslimanët si SHIIZMI,AHMEDIZMI etj bile shkojnë aq largë sa qe i bëjnë edhe fe në vete,
9.Ngritja në qiell e individëve (argatëve të vet) që mendojnë si ata dhe të cilët eventualishtë kanë te kryer ndonjë prej shkollave islame (sigurishtë këta janë marioneta te forta në planin përfundimtar të tyre).
10.Gjetja e formave për shkatërrimin ose tjetërsimin e shkollave islame dhe nxjerrja nga diskursi i vërtet i qellimit islam deri në mbylljen e tërësishme të tyre,preteksti ”ardhmëria terroriste”.
11.Për të llogaritur se plani funksionoi dhe është i kompletuar patjetër do të duhej përqarja dhe mosfunksionimi si duhet fillimisht i këshillave nëpër qytete mandej edhe i vet kryesive të udheheqjes islame në përgjithësi mbrenda territorit Kosovar,por edhe ati shqipëtar.
12.Nëse arrihet pika e 11 atëher do të luajnë rrolin e të pafajshmëve duke kërkuar debat kombëtar që institucioni fetar islam te nxirrët nga llumi,dhe fillojnë të i fusin figurat e tyre që i permendëm me lartë e te cilët do të ju qëndrojnë “PEKE LEPE”kërkesave dhe dëshirave të tyre.
13.Dhe si përfundim për shkatërrimin total të institucionëve udhëheqëse,ose mosfunksionimin përveq si ceremoniale më nuk do të ketë fare bashkim vllëzëror duke i futur hoxhallarët ndermjet vete fillimishtë pastaj me xhematin që të ken mosmarveshja dhe të i tregojnë rinis se keta ua kan ”shpërlar trurin” kotë dhe se keni hargjuar kohën kotë duke i ndëgjuar keta “përkrahës Arabësh”.
14.Mandej për fundë do të u kthehen marionetave të tyre dhe do të ua tregojn të palarat karshi popullatës dhe besimi do të bije në zero,duke iu drejtuar popullit e “E SHINI C’BEJNË HOXHALLARËT”.
15.Jo domsdoshmërishtë loja duhet të filloj nga pika 1. tendecat fillojnë edhe nga pika 15 e poshtë SHKATËRRO PËRQAJ KRYESIN, POPULLIT I THUA:”PESHKU KALBET FILLIMISHT NË KOKË”
Ky ishte një plan imagjinar më thoni a thua po ndodh tek ne…?
Nëse jo atëher vazhdojme gjumin,Nëse po atëher në artikullin e ardhëshëm,do ju tregojme kush është penges për tu realizuar plane të tilla.
Enes Limani
Prizren 2015.