hithra

Një recetë e thjeshtë me hithra: Kuron aneminë dhe jep energji

Hithrat janë bimë të pasura me lëndë ushqyese (proteina, minerale, vitamina C, A, B2, K), dhe përveç kësaj nuk trajtohet me asnjë kimikat.

Mos kini frikë të provoni diçka të re. Pranvera ka mbërritur, kështu që ju mund të bëni një shëtitje në pyll dhe të zgjidhni hithra të reja.

Përbërësit:

3 grushta hithra

2 vezë
1 lugë gjellë thërrime buke
1 lugë gjelle miell misri
1 filxhan vaj

Përgatitja:

Rrihni vezët, shtoni thërrimet e bukës dhe miell misri derisa të fitoni një masë të trashë për pjekje. Zhytini majat e hithrave në përzierje dhe skuqini në vaj të nxehtë derisa të bëhen krokante nga të dy anët. Ju bëftë mirë!