Rtv Pendimi
Good life Restaurant
auto lider
Samet Tours
Tregime

NJË SEXHDE NE THELLËSI TE DETIT!

Muslim Shop
Si i ri mendoja se jeta është pasuri e mjaftueshme, shtrat i bute, mjet hipës (veture)…E xhuma…U ulem sebashku me shokët e mi te rrugës ne plazh, dhe ata si zakonisht, ishin shoqëri me zemra te sëmura (pakujdesshme)…
E dëgjova thirrësin: Hajje Ales Salah! (Eja ne namaz!) Hajje Alel Felah! (Eja ne shpëtim!) Betohem se unë e kam dëgjuar ezanin gjate tere jetës sime por asnjëherë nuk e kam kuptuar domethënien e fjalës Felah (Shpëtim). Shejtani ma bllokoi zemrën deri ne atë mase saqë edhe fjalët e ezanit me ishin bere sikurse janë fjale te një gjuhe te huaj, te cilën nuk e kuptoja…Njerëzit afër nesh i shtruan sexhadet e tyre dhe u tubuan për namaz ndërsa ne kishim përgatitur mjetet e zhytjes dhe pompat e ajrit për t’ia filluar shëtitjes nen ujë. Veshëm rrobat e zhytjes dhe hymë nen ujë, duke u larguar bukur shume nga plazhi derisa arritëm ne thellësi te detit. çdo gjë ishte ashtu siç e kishim parapare…Udhëtim i bukur…Befasisht, ne mashtrimet e dëfrimit, një pjese e pajisjeve, e cila hyn ne goje për ndalimin e depërtimit te ujit ne goje dhe për përcjelljen e ajrit nga pompa ne goje, u shqye, dhe disa pika te ujit te njelmët mbyllen kanalin e frymëmarrjes keshtuqe fillova te vdes…
Mushkrit e mia filluan te kërkojnë ndihme..Duan ajr, por çfarë ajri ore… Mbeta i hutuar; deti i erret ndërsa shokët e mi ishin larg meje. Fillova ta kuptoj rrezikun e rastit; unë po vdes. Fillova te bërtas dhe te valëvis (lëviz) ujin…Filloi shiriti i jetës sime te me lëviz para syve…Qysh me bërtitmën e pare e morra vesh se sa i dobët jam unë. Disa pika te njelmëta deti, Allahu me beri te nënshtruar ndaj tyre, qe te me tregoje se Ai është i Forte dhe Ngadhënjyes…U binda se nuk ka kthim tjetër përveç se tek Allahu, pos te Cilit nuk ka tjetër…U mundova te lëviz për te dalur prej ujit por vështirë sepse unë isha ne thellësi te madhe…Nuk është problemi se po vdes por problemi është se si do ta takoje Allahun? Kur te me pyesë për veprën time çfarë do te them? Si do te llogaritëm për namazin kur unë nuk e kam falur atë? I përkujtova dy shehadetet (Esh-hedu El la Ilahe Il-la Allah Ve Esh-hedu Enne Muhammeden Resulullah Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka zot te adhuruar me merite përveç Allahut dhe dëshmoj e deklaroj se Muhammedi,Alejhi selam është i dërguar i Tij) dhe pata dëshirë qe jeta ime te përfundojë me këto dy shehadete. Thashë: Dëshmoo…por sikur një dore e fshehte, e vene ne fytin tim, me pengonte ta thosha këtë. U mundova prape..Dëshmooo…Dëshmoo..Zemra ime filloi te flasë: O Zoti im me kthe! O Zoti im me kthe! Me kthe bile te paktën për një ore, për një minutë, për një çast…por, larg, shume larg është kthimi…Fillova ta humb shpresën për çdo gjë ndërsa një errësirë e madhe dhe e frikshme me rrethoi…Kjo është gjeja e fundit, te cilën e mbaj ne mend…Por mëshira e Zotit tim është me e madhe! Ajri, filloi prape te hyje ngapak ne gjoksin tim. U largua errësira, hapa sytë kur ja njeri prej shokëve te mi, i cili e vendoste gypin e gomës se ajrit ne gojën time dhe mundohej te me çlodhte edhe pse ne ende ishim ne thellësi te detit. E pashe jetën te me buzëqeshte prape dhe kuptova se unë jam mire. Ne këtë moment, zemra, gjuha dhe çdo qelize e trupit tim thirri me zë: Eshhedu En La Ilahe Il-la Allah Ve Eshhedu En-ne Muhammeden Resulullah- Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka zot te adhuruar me merite përveç Allahut dhe dëshmoj e deklaroj se Muhammedi,Alejhi selam është i dërguar i Tij…Elhamdu Lilah (Falënderimi i takon Allahut)…Dola nga deti duke qene njeri krejtësisht tjetër. Teoria ime për jetën, ndryshoi tërësisht. Ditët vetëm sa me shtonin afrim tek Allahu,subhanehu ve teala,. E kuptova sekretin e ekzistimit tim ne këtë jete. Përkujtova fjalën e Allahut, Subhanehu ve teala”  Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. “.(Dharijat 56)
Vërtetë, ne nuk jemi krijuar kot!
Kaluan dite e mu përkujtua ajo ngjarje keshtuqe u ngrita dhe shkova vetem tek deti, vesha rrobat e zhytjes, dhe u zhyta derisa arrita po tek ai vend ku pata mbetur pa fryme dhe rashe ne sexhde për Allahun,subhanehu ve teala, saqë nuk besoj se ne jetën time ndonjëherë kam bere një sexhde te tille…Kam bere sexhde ne vendin, qe nuk besoj se ndokush para meje ka bere sexhde për Allahun,subhanehu ve teala,..Ka shpresa qe ky vend te dëshmoj për mua ne Ditën e Gjykimit dhe te me mëshiroj Allahu, subhanehu ve teala, për hire te asaj sexhdeje ne errësirën e detit dhe te me fus ne Xhennet! Amin!
O Allahu ynë! Te lusim për faljen Tende!

Marre nga: http://www.twbh.com
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami

Të ngjajshme

Ndarësi i përpikt

Hevzi Hasani

VDIQ DITËN E DASMËS SË SAJ

Kushtrim Guraj

Rrëfimi i një mbreti

Kushtrim Guraj

Përtype hidhërimin dhe fito lumturinë

Kushtrim Guraj

Pas vështirësisë vjen zgjidhja

Kushtrim Guraj

DASHURIA PËR NËNËN NATYRSHMËRI

Kushtrim Guraj

NËNË, UNË NUK E DUA MUHAMMEDIN -THOTË NJË FËMIJË

Kushtrim Guraj

MAGJISTARET NUK KORREN SUKSES ME KETE GRUA, PERSE?

Kushtrim Guraj

PESHKATARI DHE RRËFIMI PËR FUNDIN E ZULLUMQARËVE

Kushtrim Guraj