Rtv Pendimi
Lajme

Një shqiptar gjendet i masakruar në mal, në Dölauer Heide të Gjermanisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dölauer Heide të Gjermanisë, pasi një shqiptar 27 vjeçar është vrarë në mënyrë barbare.

Siç raporton “Bild”, duke cituar prokurorinë gjermane, trupi i shqiptarit kishte plagë me thikë dhe me armë, nga të cilat ka vdekur.

Trupi i pajetë është gjendur të dielën, ndërkaq ende nuk dihet nëse ai është vrarë në mal apo diku tjetër që më pas është transportuar.

Lidhur me rastin Policia gjermane ka ngritur ekipin hetimor “Heide” dhe tani janë në kërkim të gjurmëve që çojnë në kapjen e autorëve të krimit.

Policia, të enjten me njësitë hetuese kanë zhvilluar kontrolle në vendin ku është gjendur shqiptari për të gjetur gjurmët e autorëve, por deri me tani ende nuk ka diçka zyrtare, përcjell Telegrafi.

Sipas policisë, trupi i 27 vjeçarit shqiptar ishte fshehur nën gjethe në një kanal kullimi, ndërkaq u identifikua nga ADN-ja e tij.

Zbulimi i trupit u bë rastësisht të dielën nga një kalimtar rasti, ndërkaq, shqiptari ishte i njohur për policinë për vepra të ndryshme.

Polica nuk e ka zbuluar identitetin e tij për media./Telegrafi/

Të ngjajshme

Gjenden 39 kufoma brenda një kamioni në Britaninë e Madhe

Urim Isma

Shefi i Pentagonit në Irak për të biseduar tërheqjen e trupave nga Siria

Urim Isma

Shqiptarët më dembelët e Evropës, 80 për qind nuk bëjnë asnjë aktivitet fizik

Urim Isma

Thaçi për rezolutën “Bytyqi”: Kur është në pyetje Kosova, SHBA-ja është një

Urim Isma

Erdoğan: Turqia dhe Rusia nuk do të lejojnë asnjë ‘axhendë separatiste’ në Siri

Urim Isma

Sot pritet të takohen përsëri LVV-LDK

Urim Isma

Viktimat e krimit në Kosovë, të pambrojtura

Urim Isma

Rinumërohen mbi 73% e vendvotimeve

Urim Isma

Vuçiq: Kurti po shoqërohet me Rada Trajkoviqin, Beogradi nuk e sheh Kosovën me dylbi ushtarake

Urim Isma