Rtv Pendimi
Lajme

Një shtatëvjeçar nga Kosova vritet me thikë në Zvicër

Në rrugën St. Galler-Ring të Bazelit në Zvicër, sot rreth orë 12:30 është vrarë me thikë një 7 vjeçar, që siç merr vesh Klan Kosova, është kosovar me prejardhje nga komuna e Lipjanit.

Sipas medieve zvicerane, djali ishte duke shkuar në shtëpi, pas përfundimit të mësimit, kur edhe është qëlluar me thikë derisa, është gjetur në rrugë nga mësuesi i tij. Më pas fëmija është dërguar me urgjencë në spital por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve ka bërë të ditur Peter Gill, zëdhënës i zyrës së prokurorisë së Baselit, njofton Klan Kosova.

Pas veprimeve hetimore që nisën menjëherë, zyra e prokurorit shkruan se një  një grua e moshuar u pa duke u larguar nga skena e krimit. Pak kohë më vonë, një grua 75-vjeçare zvicerane u kthye në zyrën e prokurorit publik në Ëaaghof dhe rrëfeu për krimin. Derisa pas kësaj deklarate u arrestua.

Akoma nuk dihen motivet e vdekjes, ndërsa banorët janë shumë të shqetësuar për rastin.

Të ngjajshme

Presidenti Thaçi: Feja në Kosovë në shërbim të forcimit të paqes dhe tolerancës

Urim Isma

Në Kosovë ka shkallë të ulët të ndëshkimit të korrupsionit

Urim Isma

Shpalosi në Tivar flamurin shqiptar, gjobitet 300 euro dhe dëbohet nga Mali i Zi

Urim Isma

Moti i keq në Itali, përmbytet për herë të tretë Venecia

Urim Isma

Ndotja e ajrit mund të shkaktojë “mjegulla vrasëse” në qytetet e mëdha

Urim Isma

Shqipëri, mbahet aktiviteti “Pejgamberi Muhamed dhe familja”

Kushtrim Guraj

Vëllezërit Sylejmani arrijnë suksese me restaurantin e tyre në Austri, për ta shkruajnë edhe gazetat austriake

Kushtrim Guraj

Inflacioni vjetor në BE mbetet në 1.1 për qind në tetor

Kushtrim Guraj

Turqia dhe SHBA bisedojnë për të zgjidhur çështjet F-35 dhe S-400

Kushtrim Guraj