Një tastierë e re për telefonat e myslimanëve: vjen Muslim Emoji App

“Muslim Emoji” është lançuar zyrtarisht. Ky është i pari dhe i vetmi aplikacion për tastierën tuaj që ka emoji të krijuara enkas për shprehjet e besimit Islam.

app2Aplikacioni ka mbi 100 emoji, duke nisur nga ai me fytyrat e qeshura të burrave me mjekër e deri tek imazhet e Kuranit apo personave gjatë lutjes. Të gjitha emojit janë të islamizuara dhe janë përshtatur me emocionet speciale të myslimanëve.

Sigurisht, ka edhe emoji të tjera në këtë aplikacion siç janë rruazat (tespijet) e lutjes,  flluskat e dialogut “SubhanAllah” dhe shenjat e “Haramit”, të cilat nuk gjenden në emojit e zakonshme.

Shkarkimi i aplikacionit kushton 0.99 për përdoruesit e Apple dhe 1.34 për përdoruesit e Android. /tesheshi.com/