Një tërmet me magnitudë 5,5 mbrëmë ka tronditur qytetin e Florinës në Greqinë veriore, ndërsa është ndjerë edhe në vendet tjera të rajonit përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes “Emsc-csem.org”, epiqendra e tërmetit ka qenë në një distancë prej 4 km nga Florina dhe ka ndodhur në orën 22:43.
Sipas mediave lokale në Maqedoninë e Veriut, tërmeti në Greqi shkaktoi panik tek banorët e qytetit të Manastirit të cilët u larguan nga shtëpitë e tyre pas tërmetit.
Pas tërmetit, në një periudhë rreth një ore kanë ndodhur disa tërmete të njëpasnjëshme me magnitudë 3,1 deri në 4,2 ballë.
Përveç në Maqedoninë e Veriut, tërmeti është ndjerë edhe në vende të tjera të rajonit, përfshirë edhe në Shqipëri.