Rtv Pendimi

NJË UDHËTIM PARA AGIMIT

Një shok imi më rrëfente për një të afërme të tij, një grua të moshuar, e cila ishte e lidhur shumë me namazin dhe, ndonëse kishte kaluar të gjashtëdhjetat, dashuria për namazin vetëm sa i qe shtuar. Ajo ishte edhe e ditur. U sëmurë ndërsa u desh ta dërgonin në spital për shërim. Me të shkoi edhe vajza e saj, e cila na sjell detajet tjera. Nëna fjeti ndërsa u zgjua dy orë para namazit të sabahut. Më zgjoi edhe mua. Ngrihu për namaz! Ngrihu dhe më dërgo që të marr abdes! –më tha. Ende është herët, oj nëna ime! – iu përgjigj. Kanë mbetur edhe dy orë deri në namazin e sabahut. Jo, tash është koha e sabahut dhe unë dua të falëm! –thoshte me insistim. U ngrita, i ndihmova të merrte abdes ndërsa ajo u përgatit për namaz. Në të vërtetë, ajo u përgatit për një mysafir. Ishte meleku i vdekjes, ende pa ia filluar namazit, meleku ia mori shpirtin. Vdiq duke qenë në mallëngjim për namazin. Shpiti i saj udhëtoi para agimit.

 

Burimi: http://www.denana.com/supervisor/articles.aspx?selected_article_no=12169

Përshtati: Sedat ISLAMI

TË NGJAJSHME