Rtv Pendimi
Të ndryshme

Njëherë e njëkohë….

Në vitin 931, halifi musliman El-Muktedir mori vesh se një i sëmurë vdiq nga gabimi i mjekut. Ai menjëherë urdhëroi këshilltarin e tij për çështjet e shëndetit, Sinan bin Thabit, i cili njëkohësisht ishte dhe mjeku personal i halifit, të kontrollonte të gjithë mjekët që praktikonin zanatin e tyre. Vetëm gjatë vitit të parë të këtij kontrolli, në Bagdad u evidentuan dhe u liçensuan 860 mjekë. Nga kjo kohë u vendos nga autoritetet qeveritare të asaj kohe që çdo mjek të kalonte një provim para se të ushtronte aktivitetin e tij. Liçensimi i mjekëve dhe kontrolli i ilaçeve që ata përdornin bëhej nga një institucion i veçantë i quajtur “ El-muhtesib“ ose inspektori i përgjithshëm.

Ajo që sot njihet si “Food and Drug Administration” (USA), “Approbation von Ärzte” (Deutschland) apo institucionet e kontrollit të ilaçeve dhe liçensimit të mjekëve në vendet e ndryshme të botës, ka ekzistuar para më shumë se 1000 vjetësh tek muslimanët mendjendritur të asaj kohe.
Ne, muslimanët e sotëm jemi shumë larg tyre, si në nivelin e besimit ashtu dhe në planin e dijes!
Uroj të zgjohemi sa më shpejt!

Dr. Asllan Tahiraj

Të ngjajshme

Ndihmo në ribotimin e librit shkrim-leximi arab-kuranor

Hevzi Hasani

Ai që pendohet është i dashuri i Zotit!

Kushtrim Guraj

Ti llogaritim veprat tona sot, para se me na i llogarit Krijuesi ynë nesër

Kushtrim Guraj

A të falet namazi i Bajramit nëpër shtëpia?

Kushtrim Guraj

Duaja e namazit te nates…

Hevzi Hasani

Sadakatul Fitri dhe rregullat e tij

Kushtrim Guraj

Marrëveshja e Hudejbisë dhe çlirimi i Mekës

Kushtrim Guraj

Kush ishin sahabët që braktisën kodrën e shigjetarëve në luftën e Uhudit?

Hevzi Hasani

Rumania, fener bashkëjetese për myslimanët në Evropën Lindore

Hevzi Hasani

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU