Tash e një javë disa qytetarë të Kosovës, vullnetarisht po merren me iniciativën e shpërndarjes së ujit.
Kjo iniciativë e quajtur “Ujë për jetë” zhvillohet për të katërtin vit me rradhë, e kjo gjë po i bën të ndihen mirë aktivistët e këtij organizimi.
Aktiviteti u zhvillua në disa qytete të Kosovës si në Prizren, Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj dhe Podujevë , njëri nga aktivistët tha se kjo gjë po mirëpritet goxha mirë nga qytetarët, marrë parasysh temperaturat e larta këto ditë një shishe ujë të freskët nuk do e refuzonte askush.
Ndërkaq sa i përket pjesës financiare, ai tha se këtë ujin e kemi blerë vetë:
“Jemi mbledhur disa vëllezër, kemi kontribuar të gjithë nga pak, deri sa kemi arritur sasinë prej 22,000 shishe me ujë”
Jo më pak e rëndësishme ishte pjesa e përkujdesjes që uji të servohet i ftohët, gjë që dëshironte delikatesë por edhe që e veçoi aktivitetin e sivjetëm.
Të pyetur rreth motivit që i shtyri ata të merren me këtë veprim dhe pse pikërisht me ujë ata thanë se janë frymëzuar nga modeli njerëzisë profeti Muhamed ﷺ i cili kishte thënë “Sadakaja më e mirë është shpërndarja e ujit”
Ky aktivitet do vazhdojë edhe viteve në vazhdim (إن شاء الله ) / Për Rtv Pendimi – Qëndrim Ibrahimi