NJERËZIT I KOMENTOJNË GJËRAT NGA KËNDVËSHTRIMI I TYRE

– Një njeri ulet në një skaj të restorantit dhe në dorën e tij e mban një letër dhe një laps.
Plaku mendoi se njeriu i shkruan letër nënës së tij.
Vajza mendoi se njeriu i shkruan letër të dashurës së tij.
Fëmija mendoi se njeriu vizaton në letër.
Tregtari mendoi se i shkruan kontratat dhe bizneset e tij.
Punëtori mendoi se njeriu i numëron borxhet e tij.
Çdo njeri i komenton veprimet e të tjerëve nga këndvështrimi i përkujdesjeve të tij, dhe çdo njeri i sheh njerëzit sipas syrit të natyrshmërisë së tij.
Prandaj, mos i bëj padrejtësi askujt.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU