Rtv Pendimi
Të ndryshme

,, Njerëzit janë dëshmitarë të Zotit në tokë “

,, Njerëzit janë dëshmitarë të Zotit në tokë “
Angazhimin tënd për të mirë në këtë jetë e sheh Zoti f.p. Ai sheh dhe dëgjon çdo gjë, Atij nuk i ikën asgjë. Mirëpo mjaft e rëndësishme është edhe fjala e mirë e njerëzve për ty në momentet kur nuk je në mesin e të gjallëve, sepse të gjithë ata që flasin mirë dhe luten te Zoti për ty, këto lutje janë dëshmi dhe mundësi për faljen e mëkateve tua dhe hyrjen tënde në Xhen-net.
Tregon Enesi r.a:
,, Disa njerëz bartnin një kufomë dhe njerëzit folën mirë për të. Profeti a.s tha: Ashtu duhet të jetë. Pastaj kaloi një grup njerëzish që bartnin një kufomë tjetër dhe njerëzit folën keq për të.
Profeti a.s tha: Ashtu duhet të jetë.
Atëherë Umeri r.a tha: Çka duhet të jetë ashtu o i Dërguar i Zotit? Profeti a.s tha:
Për kufomën e parë folët mirë dhe duhet të shkojë në Xhen-net. Ndërsa për të dytën folët keq dhe duhet të shkojë në Xhehen-nem.
Ju jeni dëshmitarët e Zotit në tokë “.
Mut-tefekun Alejhi
Prandaj të jemi nga ata që pas largimit tonë nga kjo botë të flitet mirë dhe të luten njerëzit për ne e jo të flitet keq e të gëzohen për ikjen tonë.
Pjesë nga ligjërata e Xhumasë
09.10.2020
Horizont-Wels
M_A

Të ngjajshme

Begatitë e Allahut

Kushtrim Guraj

Tregim këshillues: Një model i lutjes për bashkëshoritin

Hevzi Hasani

Ai që nuk e respekton veten nuk do të respektohet nga të tjerët

Hevzi Hasani

Si i trajton feja viruset dhe fatkeqësitë

Hevzi Hasani

Mos merr për të vogël asnjë mëkat!

Hevzi Hasani

Arbnora Fejza-Idrizi- Gruaja që i solli Kosovës dy rekorde botërore

Hevzi Hasani

Njerëzit që nuk kanë kohë

Hevzi Hasani

Pse na duhet edukimi fetar në shkolla!

Kushtrim Guraj

TË DREJTAT E FEMRËS NË ISLAM

Kushtrim Guraj