Rtv Pendimi
Të ndryshme

Njerëzit që nuk kanë kohë

Në fjalën hyrëse të tij, duke u drejtuar shërbëtorëve të këqinj të tij, shejtani u tha:
“Nuk mund t’i pengojmë myslimanët të shkojnë në xhamia. Nuk mund t’i pengojmë ta lexojnë Kuranin dhe ta kuptojnë të vërtetën. Nuk mund t’i ndalim, bile ta frenojmë lidhjen intime të qëndrueshme me Allahun. Kur formojnë këtë lidhje me Allahun, ne nuk kemi forcë mbi ata.
Lëni të shkojnë në xhamia. Lëni ta udhëheqin jetën e tyre konzervative, por shkurtoniu kohën, kështu që mos të kenë mundësi ta vendosin lidhjen me Allahun.

Kjo është ajo që dëshiroj që të arrini shërbëtorët e mi. Largoniu vëmendjen që mos të mbahen te Krijuesi i tyre dhe që mos ta mbajnë këtë lidhje të rëndësishme me Te gjatë tërë ditës!”
“Si do ta arrijmë këtë?” – bërtitën shërbëtorët.
Shejtani tha: “Bëni të jenë të zënë me gjëra të parëndësishme në jetë dhe përgatitni kurtha të panumërta që mendjet e tyre të jenë të zëna. Thërrisni që të shpenzojnë, shpenzojnë pa masë dhe të huazojnë, huazojnë, huazojnë. Bindni gratë që të punojnë me orë të tëra pandërprerë, ndërsa burrat të punojnë 6-7 ditë në javë, nga 10-12 orë, në mënyrë që t’i plotësojnë jetët e tyre të zbrazëta. Pengoni mos të kenë kohë për fëmijët e tyre. Kur përçahen familjet e tyre, së shpejti shtëpia e tyre do të jetë e pamjaftueshme që të ofrojë strehim nga presioni i punës.
Forsironi mendjet e tyre që të mos dëgjojnë zërin e qetë në vete. Nxitni të lëshojnë radio kur vozisin, në mënyrë konstante ta mbajnë të ndezur TV, DVD dhe internetin në shtëpitë e tyre. Keni kujdes që secili dyqan dhe restorant në botë në mënyrë konstante të lëshojë muzikë. Kjo do t’i ngarkojë mendjet e tyre dhe shkatërrojë lidhjen me Allahun.
Mbushni tavolinat e tyre me revista dhe gazeta. Bombardoni mendjet e tyre me lajme 24 orë. Tërhiquni vëmendjen në bilbordet gjatë rrugës kur vozisin. Ngulfatni kutitë postare të tyre me postë të pavlerë, katalogje promotive dhe lloj-lloj biltene dhe oferta pa pagesë të prodhimeve, shërbimeve dhe shpresave të rrejshme.
Në faqet e para të revistave vendosni manekene të holla, të bukura, lakuriqe, kështu që burrat të bëhen të pakënaqur me bashkëshortet e tyre. Ha! Kjo shumë shpejtë do t’i shkatërrojë familjet e tyre!
Bëni që të tejkalojnë, bile edhe në momentet e rekreacionit. Bëni që nga rekreacioni të kthehen të lodhur, të shqetësuar dhe të papërgatitur për javën tjetër. Mos lejoni që të shkojnë në piknik në natyrë për t’u mahnitur me krijimin e Allahut, por në vend të kësaj dërgoni në luna-parqe, ndeshje sportive, koncerte dhe kinema.
Bëni që të jenë të zënë, të zënë, të zënë!!!
Ndërsa kur mblidhen për shkak të temave fetare, shoqërimit shpirtëror, nxitni në thashetheme, përgojim, kështu që në fund të ndahen konfuz në vetëdije dhe me ndjenja të parenditura.
Nuk ka lidhje, lejoni atyre që të merren me ngadhënjimin mbi epshet e tyre. Por, ngarkoniu jetën me aq shumë gjëra, kështu që mos t’u mbetet kohë të kërkojnë fuqi nga Allahu.
Së shpejti do të mbështeten në forcën personale, duke sakrifikuar shëndetin e tyre dhe familjen në emër të këtyre gjërave të mira. Do të kemi sukses! Do të kemi sukses!”
Kjo ishte konvenca e vërtetë. Shërbëtorët e këqinj të shejtanit u nisën me entuziazëm të kryejnë detyrat e tyre, që t’i bëjnë myslimanët të zënë, të zënë, të zënë dhe të vrapojnë (pa kokë) këtu e aty.
Mendoj se tani shtrohet pyetja:
A ka pasur sukses shejtani me dredhitë e tij?
Ju vendosni. Por, vetëm një pyetje . . .
A jeni të zënë?

Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Të ngjajshme

Pse na duhet edukimi fetar në shkolla!

Kushtrim Guraj

TË DREJTAT E FEMRËS NË ISLAM

Kushtrim Guraj

Dita e xhuma, ditë e begatë

Hevzi Hasani

Avokati dhe telefoni

Hevzi Hasani

Pamundësia për kryerjen e haxhit këtë vit te besimtarët në Kosovë

Hevzi Hasani

Synoje çdo herë këtë kënaqësi!

Kushtrim Guraj

Arsyetime të kota!

Kushtrim Guraj

Kurbanat 2020 (Lista)

Kushtrim Guraj

Kurbani dhe rregullat e tij në Islam

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU