NJERËZIT U SHËMBËLLEJNË SHENJAVE TË PIKËSIMIT

Njerëzit në jetën tonë u shëmbëllejnë shenjave të pikësimit.

Prej tyre janë si pikëpyetjet, ndërhyjnë në çdo gjë.

Prej tyre janë si presjet, ta japin mundësinë të mbështetesh mbi ta dhe të vazhdosh.

Prej tyre janë si pikat, me largimin e tyre fillojmë një rresht të ri.

Prej tyre janë si pikëçuditëset, profesioni i tyre është zilia dhe mbikëqyrja e të tjerëve.

Kurse të tjerët janë si kllapat, strehohen mes fjalëve dhe në zemra.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU