Njeriu është fajtori kryesor për ndryshimet klimatike

Njeriu është fajtori kryesor për ndryshimet klimatike dhe për rritjen e temperaturës globale, që ka filluar në fillim të këtij shekulli, thuhet në raportin e përpiluar nga 13 agjenci federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).

Raporti thotë se temperatura mesatare e ajrit në 115 vitet e fundit, 1901-2016 është rritur me 1 gradë celsius, që është periudha më e ngrohtë në historinë moderne.

Ndërkohë, tre vitet e fundit, janë shënuar si vitet më të nxehta të regjistruara në histori, thuhet në raport i cili alarmon se trendi i rritjes mund të vazhdojë. “Ky vlerësim është i bazuar në prova të gjëra të cilat flasin se aktiviteti njerëzor, në veçanti emetimi i gazrave serë, janë shkaku kryesor i ngrohjes së regjistruar nga mesi i shekullit të 20-të e këtej”, theksohet në raport.

Raporti i titulluar “Raporti Special i Shkencës Klimatike”, është përgatitur nga përfaqësues të Departamentit të Mbrojtjes, Energjisë, Tregtisë, Bujqësisë, Transportit, NASA dhe Agjencisë për Mbrojtje të Ambientit.

Gjetjet e agjencive qeveritare dhe vlerësimet e tyre janë në kundërshtim të plotë me qëndrimin e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, i cili më 1 qershor, pezulloi nënshkrimin amerikan nga marrëveshja historike për klimën të nënshkruar në Paris nga 195 shtete.