NJERIUN E DALLON MORALI, E JO BUKURIA

E bardha s’do të thotë bukuri dhe e zeza s’do të thotë shëmtirë.

Qefini është i bardhë dhe i frikshëm, kurse Qabeja është e zezë dhe e bukur.

Njeriu dallohet me moralin e tij, e jo me bukurinë e tij.

Po të ishte burrëria në ngritjen e zërit, qeni do të ishte zotëria i burrave.

Po të ishte femëria në zhveshje, atëherë majmuni do të ishte nga të gjitha krijesat më femërore.

Para se t’i ngrisësh sytë kah qielli dhe të kërkosh nga Allahu, zbriti sytë e tu dhe falënderoje për atë që e ke.

Thjeshtësia është gjysma e bukurisë, kurse gjysma tjetër është buzëqeshja e papritur.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU