mergim gashi

Njoftim për largimin e Mërgim Gashi – RTV Pendimi i dëshiron shëndet dhe sukses në rrugën e tij të re

Të dashur dëgjues dhe shikues të nderuar të “RTVPendimi”,

Me keqardhje ju informojmë për largimin e Mërgimit nga ekipi ynë. Gjatë më shumë se pesë viteve të punës së tij të palodhshme dhe përkushtuese, Mërgimi është dalluar për profesionalizmin e tij të lartë dhe për vlerat e tij të çmuara si njeri dhe si bashkëpunëtor i shkëlqyer.

Nga zemra, e falënderojmë për kontributin e tij të vyer dhe i dëshirojmë shëndet dhe suksese të shumta në sfidat dhe rrugëtimet e ardhshme. Dyert e “RTVPendimi” do të jenë gjithmonë të hapura për Mërgimin dhe ai do të mbetet pjesë e familjes sonë.

Me respekt dhe dashuri, Ekipi i RTVPendimi