Nokia 3310 sërish në treg

Një ndër telefonat më të famshëm në botë, Nokia 3310, do të hidhet sërish në treg.

Ky telefon, për herë të parë u lansua në vitin 2000 dhe në një mënyrë filloi kohën moderne të telefonave mobil. Veçantia e Nokia 3310 është që mban baterinë shumë gjatë dhe tani do të shitet për 59 euro, transmeton Klan Kosova.

Ky telefon mobil do të ketë të njëjtat mundësi apo aplikacione siç i kishte në fillim. Pra orën, kalkulatorin, mundësinë që të lëni deri në dhjetë lajmërime dhe katër lojë: Snake II, Paris II, Space Impact dhe Bantumi.