Normalizon tensionin e lartë

Një mënyrë mjaft e suksesshme për uljen e tensionit të lartë të gjakut, është lëngu i limonit. Sëmundja e hipertensionit, është pasojë e çrregullimeve të funksioneve të aparateve nervore qendrore, që marrin pjesë në rregullimin e presionit të gjakut.

Por ajo mund të shfaqet edhe me rritjen e moshës si dhe prej sëmundjeve të veshkave. Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, në fazat fillestare, lëkundet me ngritje e zbritje dhe më vonë stabilizohet me shifra të ngritura.

Nuk mjafton që limonit ta konsumoni vetëm kur pini çaj, por gjithashtu mund ta përdorni edhe në sallata dhe ushqime tjera të ngjashme. Ajo që preferojnë ekspertët, është bërja e pijeve nga limoni, siç është limonada, mirëpo, duhet pasur kujdes që të mos përdoret shumë sheqer.