Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:
وَلَا تَعْتَدُوا ۚ إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ الْمُعْتَدِينَ.
” Dhe mos e kaloni kufirin.
Me të vërtetë, Allahu nuk i do ata që kapërcejnë kufirin.”
(El Maide: 87).
وَالَّذِينَ يُؤْذُونَ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ بِغَيْرِ مَا اكْتَسَبُوا فَقَدِ احْتَمَلُوا بُهْتَانًا وَإِثْمًا مُبِينًا.
” Ata që i lëndojnë besimarët dhe besimaret, duke i akuzuar për diçka që nuk e kanë bërë.
Në të vërtetë ata i kanë ngarkuar vetes së tyre fajin për shpifje dhe një gjunah të qartë.”
(Ahzab: 58).
Transmetohet nga Abdurrahman bin Shimasete se ka ndëgjuar në minber Ukbe Ibn Amir,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- duke thënë:
Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thênë:
” Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i lejohet muslimanit që të ndërhyjë në shitblerjën e vëllait të tij, si dhe nuk i lejohet muslimanit të ndërhyjê nê fejesën e vëllait të tij, derisa ai të heqë dorë nga ajo.”
(Shënon Imam Muslimi: 1414).
Transmetohet nga Ibn Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” Nuk i lejohet njeriut(muslimanit) të ndërhyjê në shitblerjen e vëllait tê tij, dhe nuk i lejohet muslimanit të ndërhyjë në fejesên e vëllait të tij, pa lejen e tij.”
(Shënon: Muslimi: 50/1431, Buhariu: 2139).
Transmetohet nga Ebu Hurejre,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- e ndaloi shitblerjen e atij që është vendas nga fshatari(sepse fshatari nuk jeton në vendin ku shitet malli dhe nuk i dinë çmimet e qytetit-vendasve, si rezultat i kêsaj mundêsia e mashtrimit, tradhtisë mund të ndodhë më lehtë), ndaloi rritjen ose zbritjen e çmimit duke mos pasur qëllim blerjen(por me qëllim prishje pazarit dikujt tjetêr), si dhe ndaloi ndêrhyrjen në fejesën e vëllait të tij.
Nuk i lejohet asnjë gruaje ta kërkoj shkurorëzimin(talakun) e motrës së saj, me qëllim që të përfitoj nga gjërat që i zotëron motra e saj tek burri i saj(pasuria e burrit, ushqimi, shtëpia,etj).
Shtoi Amri në një trasmetim:
” Nuk i lejohet muslimanit të ndërhyjë në tregtinë e vëllait të tij musliman(psh. Një vëlla dëshiron të blej diçka apo shet dhe vjen një vëlla tjeter i ndërhyn i thotë hajde un ta shes më lirë ose un ta blejë me çmim më të shtrejtë-dmth është fjala gjatë momentit të blerjes, pazarit etj-kjo nuk lejohet.
E nëse nuk mirret vesh me të në çmim dhe largohet vëllai nga ai shitës ose blerës
atëherë je i lirë të vazhdosh ti, Allahu e dinë më mirë).
(Shënon: Muslimi: 1515/11-12: Buhariu: 2410).
Autor: Muhamed Ahmed el Adeui
Nga arabishtja: Suad B. Shabani.