Rtv Pendimi
Agjërimi Pyetje

Nuk ka agjëruar për shkak të punës, si është halli i tij?

Pyetje: Një njeri ka lënë agjërimin e Ramazanit për shkak të fitimit të kafshatës së gojës për të dhe familjen e tij, ç’është puna me këtë?

Përgjigje: Ky njeri i cili e ka lënë agjërimin për shkak të fitimit të kafshatës së gojës për të dhe familjen e tij, nëse e ka bërë këtë duke e komentuar në atë mënyrë se: sikur që i lejohet të sëmurit të mos agjërojë ashtu i lejohet edhe atij i cili nuk mund të fiton kafshatën e gojës përveç nëse e prishë agjërimin.

Ky pra, e ka bërë këtë nga keqkuptimi, andaj duhet ta kompenzojë Ramazanin nëse ende është gjallë, ose agjërohet për të nëse ka vdekur.

Nëse nuk agjëron përgjegjësi i tij, atëherë për çdo ditë të paagjëruar duhet të ushqehet një i varfur.

Mirëpo nëse e ka lënë agjërimin pa ndonjë keqkuptim, mendimi i vërtetë i dijetarëve është se çdo ibadet kohor, nëse lihet me qëllim derisa të mbarojë koha e saj, ai ibadet më nuk pranohet.

Në këtë rast ai duhet të bëjë vepra të mira, të bëjë gjëra vullnetare dhe të kërkon falje.

Argument për këtë është hadithi i vërtetë: “Kush bën një vepër që nuk është prej fesë sonë, ajo vepër është e refuzuar”.[1]

Ibadeti kohor, sikur që nuk lejohet të bëhet para kohe ashtu nuk lejohet të bëhet pas kohe.

Mirëpo nëse ka arsye, sikurse mosdija dhe harresa, Resulull-llahu ,sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, për harresën ka thënë: “Kë e zë gjumi për namaz apo e harron atë, le ta falë në momentin kur i kujtohet, përveç kësaj nuk ka obligim tjetër”.[2]

Ndërsa, për mosdijen ka nevojë për detajizim, mirëpo tani nuk është fjala për të.

përktheu: Omer Berisha



[1] Buhariu në kapitullin e Shitblerjeve; Muslimi (1718)

[2] Muslimi në kapitullin e Xhamive (314).

Të ngjajshme

MOSAGJËRIMI I NATËS SË MADHE TË KADRIT

Kushtrim Guraj

PUTHJA APO LOZJA E BURRIT ME GRUAN E TIJ NË DITËT E RAMAZANIT

Kushtrim Guraj

NUK MË LEJON BURRI TË AGJËROJ, A TA DËGJOJ APO JO

Kushtrim Guraj

SHARJA DHE OFENDIMET A E PRISHIN AGJËRIMIN

Kushtrim Guraj

Ka agjëruar duke qenë me menstruacione?!

Kushtrim Guraj

Kur lejohet prishja e agjërimit?

Kushtrim Guraj

Si duhet ta kompensoj mos-agjërimin e një dite të Ramazanit?

Kushtrim Guraj

Si falet dhe si agjëron udhëtari?

Kushtrim Guraj

MOS AGJERIMI PËR SHKAK TË SHTATZANISË

Kushtrim Guraj