Nuk ka metodë MË TË MIRË natyrore që të kontrolloni SHEQERIN në gjak: Ju nevojiten vetëm dy përbërës

Ekspertë të ndryshëm pohojnë se receta shtëpiake me vezë të zier, është shumë efikase dhe aleate e dobishme në luftën kundër nivelit të lartë të sheqerit në gjak, ndërsa e redukton atë shumë shpejtë.

Mbase mund të mendoni se është shumë mirë për të qenë e vërtetë, por sipas shumë nutricionistëve dhe specialistëve, receta e mëposhtme me vezë është jashtëzakonisht efektive në uljen e niveleve të sheqerit në gjak dhe mbajtjen e tij nën kontroll.

Vërejtje: kur përdoret ky ilaç duhet të jeni të kujdesshëm me konsumimin e ushqimeve të tjera dhe gjithsesi duhet shmangur ushqimet që rrisin nivelin e sheqerit në gjak.

Ju nevojiten vetëm dy përbërës, e ata janë uthulla dhe një vezë e zier, shkruan ‘Webtribune’.

Record-Woman-Healthy-Eating

RECETA

Fillimisht në mbrëmje e zieni një vezë dhe e qëroni e më pas me pirun ia bëni disa vrima. E vendosni në një enë dhe i qitni uthull.

E lini që të qëndrojë gjatë natës. Në mëngjes e hani vetëm vezë, pra mos e konsumoni uthullën që nuk është absorbuar.

Gjatë ngrënies e pini një gotë me ujë të vakët në të cilën më par keni qitur një lugë me uthull.

Dihet që vezët janë shumë ushqyese dhe se janë të pasura me proteina. Veç kësaj, ato përmbajnë edhe vitamina thelbësore që ndihmojnë në mbrojtjen e syve dhe i mbajnë eshtrat të fortë.

Një kafjall i tillë do ta reduktojë oreksin dhe do të kontribuojë që të keni më shumë energji.

Ky ilaç shtëpiak ia vlen që të provohet! Është shumë i thjeshtë dhe bëhet lehtë, ndërsa është i sigurt dhe shumë efikas.

Përsëriteni këtë trajtim për disa ditë dhe pastaj kontrolloni sërish sheqerin në gjak. Krahasoni rezultatet pas dhe përpara trajtimit dhe do të shihni ndryshime të dukshme pas kurës me këtë ilaç. /Telegrafi/