? Jam grua e martuar, por burri im nuk është aq fetar dhe mendon se agjërimi i Ramazanit do të më dëmtojë prandaj edhe më ndalon që ta agjëroj atë. Çfarë më këshilloni të bëjë, ta dëgjoj atë e mos të agjëroj apo të mos e dëgjoj burrin dhe të agjëroj?
Përgjigja:
? Burri duhet të respektohet derisa urdhrat e tij nuk janë në kundërshtim me urdhrat e Krijuesit të tij, Allahut të Lartësuar. Sepse “Nuk respektohet krijesa në llogari të urdhrave të Krijuesit” Kështu juve duhet të mos e dëgjoni në këtë urdhër duke vazhduar të agjëroni dhe duke kërkuar nga Allahu ndihmë, apo edhe duke e trajtuar këtë problem me njerëz të afërt dhe të ditur të cilët mund të arrijnë tek ndonjë ndërhyrje pozitive tek burri.
Megjithatë mosdëgjimi i burrit në këtë që përmendëm më lart nuk ja legalizon gruas që të jetë e pasjellshme me bashkëshortin edhe në gjërat tjera apo të mundohet të marrë hak kundër tij. Ajo duhet ta dijë përgjegjësinë e vet karshi burrit dhe të mundohet të sillet mire me të.
Me respekt: Lulzim Mehmet Susuri
—
http://
•••? https://www.facebook.com/