Rtv Pendimi
auto lider
Good life Restaurant
Probleme shpirtërore & shoqërore

NUK MJAFTON

Muslim Shop

Nuk mjafton vetëm t’i shkruajmë idetë dhe nuk mjafton vetëm që të mahnitemi me to, sepse gjendja në tokë nuk ndryshohet pa punë dhe pa sakrificë të pasurisë, mundit dhe kohës.

Myslimani është i detyruar të bëjë atë që ka mundësi ta veprojë.

Prandaj:

  1. Tento që mos të të kalojë një ditë pa dhënë lëmoshë, edhe nëse është pak.
  2. Kyçu nëpër shoqata humanitare, vepro me ta dhe jepe kontributin tënd për njerëzimin në përgjithësi e për myslimanët në veçanti.
  3. Nëse nuk gjen me kë të punosh, formoje vetë një ekip pune, ku me ta do të veprosh dhe njerëzve do t’ua mësosh atë që kanë nevojë për ta mësuar dhe atyre që kanë nevojë për ndihmë do t’u ndihmosh.
  4. Ki kujdes nga paaftësia dhe nga ajo ta burgosësh veten nga frika e dështimit.
  5. Çdo fillim është i rëndë dhe me gjëra të vogla, mirëpo sinqeriteti dhe vepra e vazhdueshme e bën që Allahu ta bekojë dhe ta lehtësojë atë të rëndën dhe ta zmadhojë të voglën.
  6. Hulumto nëpër libra dhe faqe interneti, që të shohësh shembuj të shumtë të projekteve të suksesshme, ku ato do të ta mundësojnë të përfitosh në formimin e një projekti tëndin të veçantë.
  7. Armiku yt punon e ti mos e kundërshto projektin e tij me ankesa dhe fjalë të kota, por puno.

Mos harro:

Gjendja e këtij umeti nuk ndryshohet, përveçse me punë të vazhdueshme dhe të përpiktë nga të rinj që nuk e njohin pesimizmin e as lodhjen.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

 

 

Të ngjajshme

ÇDO SËMUNDJE E KA EDHE ILAÇIN E VET

Irfan Jahiu

MERR MËSIME NGA AJO QË SHEH

Irfan Jahiu

NË MIRËSI BËHU SI AI QË ECËN NËPËR RËRË

Irfan Jahiu

KATËR GJËRA ZGJIDHEN ME KATËR TË TJERA

Irfan Jahiu

KATËR ÇELËSAT E LUMTURISË DHE SUKSESIT TËND

Irfan Jahiu

DISA IDE PËR TË ARRITUR DERI TE LËMOSHA E VAZHDUESHME

Irfan Jahiu

NËNTË FJALITË MË TË BUKURA

Irfan Jahiu

MOS U BËJ SI AI, TI KTHEJA ME TË MIRË

Irfan Jahiu

DERI KUR KËSHTU?!

Irfan Jahiu