NUK VDES ASNJË SHPIRT PA E PLOTËSUAR RISKUN E VET !

Rrëfehet për një njeri se kishte pas ra në pus dhe filloi të bërtas dhe të kërkon ndihmë! Njerëzit e dëgjuan britmën e tij dhe shkuan shpejt ta shpëtojnë. E nxjerrën dhe e ngritën nga pusi!

Një njeri erdhi dhe i dha të pi qumësht, e të qetësohet, dhe e pyetën se si ra në pus?!

Njeriu filloi t’ua sqaron hollësisht se si ra në pus dhe u afrua në skaj të pusit që ta përshkruan se si ra në të, mirëpo, këtë herë ra në pus dhe vdiq!

Shejh Dr. Salih el Megamesi, Allahu e ruajt, thotë: “Ky njeri, nga risku i tij, i kishte pas mbetur që ta pinë edhe atë sasi të qumështit, dhe kur e piu, dhe përfundoi risku i tij që e ka pasur të përcaktuar, ra në të njëjtin vend dhe vdiq!”.

Mos kini frikë për riskun tuaj, ju vetëm se merrni shkaqet, kurse Allahu është Furnizuesi, dhe nuk do të vdes asnjë shpirt pa e plotësuar riskun e vet!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU