NUK VDES ASNJË SHPIRT PA E PLOTËSUAR RISKUN E VET

Rrëfehet për një njeri se kishte rënë në pus dhe filloi të bërtitte dhe të kërkonte ndihmë. Njerëzit e dëgjuan britmën e tij dhe shkuan shpejt ta shpëtojnë. E nxorën dhe e ngritën nga pusi.
Një njeri erdhi dhe i dha të pijë qumësht e të qetësohet dhe e pyetën se si ra në pus!
Njeriu filloi t’ua sqarojë hollësisht se si ra në pus dhe u afrua në skaj të pusit, që ta përshkruajë se si ra në të mirëpo, këtë herë, ra në pus dhe vdiq.
Shejh Dr. Salih el Megamesi, Allahu e ruajttë, thotë: “Këtij njeriu, nga risku i tij, i kishte mbetur që ta pijë edhe atë sasi të qumështit, kur e piu dhe përfundoi risku i tij që e ka pasur të përcaktuar, ra në të njëjtin vend dhe vdiq!”
Mos kini frikë për riskun tuaj, ju vetëm se merrni shkaqet, kurse Allahu është Furnizuesi dhe nuk do të vdesë asnjë shpirt pa e plotësuar riskun e vet.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU