Numri i njerëzve të pranuar në spital për shkak të alergjive serioze në ushqim po rritet me më shumë se 10 për qind, çdo vit.
Shifrat për spitalet e NHS në Angli tregojnë një total prej 5 mijë e 357 pranimesh në vitin e kaluar- gati 16 persona në ditë- kur pacientët ishin në gjendje kritike për shkak të reagimit të ushqimit që hanin.
Kjo është një rritje prej 684 nga 4 mijë e 673 në vitin 2016, e cila tashmë ishte rritur me 511 nga 4 mijë e 162 sa ishte në vitin 2015.
Ndërkohë, në vitin 2014 numri i përgjithshëm i pranimeve urgjente në spital ishte 3 mijë e 967, ndërsa ato ëpr vitin 2013 dhe 2012 ishin 3 mijë e 754 dhe 4 mijë e 435./Indeksonline/