Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se 227 persona, 64 prej të cilëve fëmijë, kanë humbur jetën që nga 10 maji në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim, ministria tha se aeroplanët luftarakë izraelitë, të cilët vazhduan sulmet e tyre në Gaza, bombarduan shtëpinë e familjes Saliha në rrethin Deir al-Balkh dhe katër persona, tre prej tyre nga e njëjta familje, humbën jetën në sulm.
Ministria tha po ashtu se 38 nga të vrarët në sulmet izraelite deri më tani janë gra.
Ndërkaq, numri i të plagosurve ka arritur në 1.620.
Nga ana tjetër, siç mësohet, personat që humbën jetën në sulmin ndaj shtëpisë së familjes Saliha në Deir el-Balkh kanë qenë Iyad Abdulfettah (35), gruaja e tij shtatzënë Emani (33) dhe vajza e tyre dyvjeçare Nagim, si dhe një grua me emrin Feda Fahri Kudra (32).